Celuliti është një nga problemet që shqetësojnë më shumë femrat. Arsyet e krijimit të tij janë: ushqimi (që duhet të jetë në sasi jo të mëdha) dhe genet: ka femra të shëndosha pa celulit dhe femra të dobëta me celulit.

Terapia më e fundit që ka dalë për të hequr celulitin janë kupat. Kjo metodë përdorej në kohët e lashta. Vendosen kupat në kofshë dhe bëhet masazh. Ditët e para do të ketë shenja të zeza, por që do të largohen pas disa ditësh.

Masazhi me kupa bëhet rreth 30 minuta, më pas vendoset kremi anti-celulit dhe bëhet sërish masazh. Kremi mbahet tetë orë e pastaj lahet.

Ky proces bëhet tre herë në javë. Celuliti i këmbës është më i vështirë të largohet se sa celuliti i barkut.

Top Channel