Grevistët me ndërkombëtarët tek Nishani

12/10/2012 00:00

Përfaqësues të përndjekurve politikë që janë futur në grevë urie kanë
negociuar për rreth dy orë me presidentin Bujar Nishani në ambientet e
Presidencës.

Ne mungese te dialogut nga autoritetet shqiptare kane qene nderkombetaret qe kane imponuar nje raund të parë dialogu.

Në orën 10 të ditës së premte, përfaqësues të ambasadës amerikane dhe oficerja e të drejtave të njeriut e delegacionit të Bashkimit Evropian kanë mbërritur në ambientet e greves, për të marrë me nje makine me targa diplomatike grevistët Famir Lamaj, Fatmir Lloci dhe Besim Valteri e për t’i shoqëruar drejt Presidencës.

Pas përfundmit të takimit me presidentin, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, makina e trupit diplomatik ka shoqëruar tre ish të përndjekurit në ambientet e grevës.
Pak minuta pas largimit të përfaqësuesve ndërkombëtarë, në emër të grevistëve foli ish i përndjekuri Fatmir Lamaj. Ai e quajti takimin me presidentin shkrirje të akujve me institucionet e shtetit, por deklaroi se greva e urisë do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të grevistëve.

“Nuk mbërritëm në një përfundim. Presidenti i mbajti shënim kërkesat tona dhe la të hapur shtegun e bisedimeve. Ne nuk heqim dorë nga kërkesat tona”, tha Lamaj.

Ndërkohë në deklaratën zyrtare në faqen e presidencës thuhet se gjatë takimit presidenti Nishani shprehu bindjen se çdo zgjidhje duhet të kalojë përmes zbatimit të legjislacionit për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë, si një mundësi rehabilitimi social për këtë shtresë dhe jo thjesht si dëmshpërblim monetar.

Në këtë kontekst, vazhdon deklarata, kreu i shtetit do të ndërmarrë nismën për ndjekjen në vijimësi të procesit të zbatimit të ligjit për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë dhe për këtë do të kërkojë informacion të vazhdueshëm nga Ministria e Financave dhe e Drejtësisë për zbatimin e këtij ligji.

Greva, Tufa në ambasadën amerikane

Koordinatori i grevës së ish-të përndjekurve, Skënder Tufa i është drejtuar për ndihmë ambasadës amerikane në Tiranë.

Nga informacionet e fundit mësohet se Tufa ndodhet në selinë e ambasadës amerikane për të biseduar me diplomatët e akredituar në kryeqytet.

Rezulton gjithashtu që koordinatori i grevës të ketë thënë se, forcat e policisë që mbikëqyrin ambjentet e grevës po ushtrojnë presion ndaj ish-të dënuarve.

Ndërkohë, edhe vetë grevistët kanë denoncuar sjelljen sipas tyre të dhunshme të policisë, e cila po u heq atyre gjithçka.

Ata kanë kërkuar që të vizitohen nga një përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe kanë paralajmëruar se nëse vazhdohet kështu do të shpallin grevën e vdekjes.

“Të vijë një përfaqësues i Avokatit të Popullit dhe të shohë se çfarë po bën policia. Policia na i ka hequr të gjitha gjërat. Me këtë sjellje të policisë, ne do shpallim grevën e vdekjes. Do heqim ujin dhe do vdesim këtu”, ka thënë një prej grevistëve.

Ndërkohë, familjarët e tyre kanë debatuar me uniformat blu që ndodhen pranë ambjenteve të grevës pasi janë penguar të hyjnë në çadër.

Ndërkohë, edhe Avokati i Popullit ka reaguar duke dërguar një përfaqësues për të takuar ish-të dënuarit në grevë.

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit do të bisedojë me grevistët dhe pastaj do të raportojë për gjendjen. Ai do verifikojë edhe ankesat e familjarëve të grevistëve për policinë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i FRD, Aleksandër Biberaj ka shkuar të vizitojë grevistët, por nuk është lejuar nga policia të hyjë në çadrën e tyre.

Pavarësisht se është përpjekur, Biberaj është ndalur nga uniformat blu, të cilat janë mbledhur rreth tij. Në një prononcim për mediat, Biberaj ka deklaruar se ish-të përndjekurit nuk mund të lihen të vuajnë në këtë mënyrë.

“Ata janë qytetarë që sakrifikuan në periudhën e komunizmit dhe meritojnë respekt. Kjo është urrejtje klasore. Ata nuk mund të lihen të vdesin sot, 22 vjet pas rënies së regjimit komunist”, ka thënë Biberaj.

Ndreca e Bejko dërgohen për kurim jashtë

Gjergj Ndreca, i cili tentoi të vetëdigjej me benzinë pesë ditë më parë, është dërguar për kurim në Greqi. Ndreca ka lënë mëngjesin e së premtes pavionin e Djegie-Plastikës në QSUT dhe është dërguar për ndihmë më të specializuar në një klinikë në Athinë.

Dërgimi i tij drejt fqinjit jugor, është bërë i mundur nën kujdesin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e kurimit të kryetarit të grevës se ish- të burgosurve. Gjergj Ndreca konsiderohet nga mjekët si jashtë rrezikut për jetën, por plagët që ai ka marrë, veçanërisht në rrugët e frymëmarrjes.

Ndërkohë rreth orës 14.30 edhe pacienti tjeter Lirak Bejko që po kurohej ne QSUT eshte nisur drejt nje klinike te specializuar ne Rome. Per Bejkon eshte mundesuar nje avion spitalor nga opozita per shkak se  gjendja shendetësore e Bejkoes ishte me e rende.

Pogradec, vetëdigjet për punën e humbur

Një 47-vjeçar në qytetin e Pogradecit ndodhet në gjendje kritike për jeten ne spital. Ne shenje proteste per pushimin nga puna, eshte lyer me benzine e me pas ka ndezur veten.

Kjo ka ndodhur ne nje nga sheshet ne qender te qytetit. Efektivet e policise bashkiake deshmitare ne ngjarje kane nderhyre dhe kane shuar flaket.

Te dhenat e para flasin se aktin e rende, 47-vjeçari ish punonjes i Pastrim gjelberimit e ka bere ne gjendje te dehur.

 

Top Channel