Kapet vrasësi i Ajshe Vatës

14/10/2012 00:00

Tre ditë pasi vendi u trondit nga ekzekutimi makabër i 18-vjeçares Ajshe Vata e cila ishte në muajin e tretë të shtatzanisë, policia dhe prokuroria kanë zbardhur misterin e këtij krimi të tmerrshëm. Shaban Norja, person me precedentë të mëparshëm kriminal, komshi me familjen Vata është njeriu që ka pranuar se së pari ka abuzuar me vajzën që kur ajo ishte 13 vjeçe, se ai ishte babai i fëmijës që Ajsheja mbante në bark e po ashtu personi që i mori jetën në mënyrë brutale.

“U identifikua si autor i ngjarjes shtetasi 80-vjeçar, Shaban Selim Norja, banues në komunën Xhafzotaj, lagjja “Partizani”. Person i dënuar më parë me nëntë vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë. U arrit të dokumentohet se ky shtetas gjatë mesnatës së datës 11 tetor, në një parcelë të mbjellë me misër në afërsi të banesës së viktimës ka kryer ekzekutimin e saj. Dyshuar paraprakisht me armë zjarri pistoletë dhe më pas me një mjet prerës”,  tha zëdhënësja e Policisë së Durrësit, Ornela Cako.

Sipas burimeve të policisë Shaban Norja ka deklaruar se vajza nuk pranonte të kryente abortin e për këtë ai ishte detyruar të linte një takim në një banesë me Ajshenë pothuajse 50 metra larg shtëpisë ku adoleshentja jetonte.

Sipas rrëfimit të tij ai ka shkruar së bashku me viktimën tek arra me misër pothuajse 500 metra më larg ku dhe e ka kryer krimin makabër.
              
Familja Vata e kishte komshi burrin e moshuar i cili përflitet se e ka tronditur këtë familje edhe disa vite më parë kur ka abuzuar edhe me një nga vajzat e tjera.
             
Ndërkohë banorët e zonës përreth edhe gjatë kësaj të diele ishin të mbërthyer nga tmerri i këtij krimi, ndërsa në shtëpinë e familjes Vata zia po ndahet me të gjithë të afërmit e tyre.
 

Top Channel