Kalaja e Krujës, monumenti simbol i krenarise kombëtare me të cilën
lidhet vepra e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut, i
rezistoi shume rrethimeve te ushtrive otomane. Por se fundmi ajo eshte
dorezuar dhe pushtuesit jane ndertimet abuzive.

Ne 18 gusht Top Channel denoncoi nisjen e ndertimit te nje godine ngjitur me kalane, dhe porten hyrese te ketij monumenti. Pas denoncimit asnje institucion dhe veçanerisht Bashkia e Krujes nuk mori asnje mase. Perkundrazi kjo Bashki mban pergjegjesine per shkaterrimin e ketij monumenti historik qe dita dites po mbulohet nga ndertimi i kesaj ndertese qe thuhet se do jete nje pallat.

Ndertimi po prish fasaden dhe po ze pamjen e kalase, ndersa rrezikon rrugen hyrese te kalase dhe e kthen zonen e portes hyrese ne nje rrugice tunel. Kjo kala eshte prone e Minsitrise se Kultures, leja per ngritje ketyre ndertimeve eshte dhene nga ana e Bashkise se ketij qyteti. Ndertuesit kane vendosur nje tabele ne hyrje te punimeve, ku tregojne se eshte Bashkia e ketij qyteti qe ka dhene leje per ngritjen e nje ndertese, e cila do sherbejë per dyqane dhe apartamenteve te banimit.

Puna per ndertimin e pallatit dhe shkaterrimin e kalase vazhdon me vrull cdo dite ndersa asnje mase nuk po merret nga institucionet shteterore, Ministria e Kultures, Inspektoriati Ndertimor, prokuroria apo policia ndersa me sy te lire shihet se ajo qe po ndodh ne qytetin e Krujes eshte nje krim dhe shkelje e ligjit.

Shkatërrohet rruga turistike

Mijëra tonela mbetjesh ndërtimore kanë zaptuar sërish anën e rrugës
bregdetare hyrëse për në Sarandë një gjatësi prej 3 kilometra në vendin e
quajtur Volloder. 

Gjatë dy aksioneve të pastrimit të ndërmarra më parë Bashkia e Sarandës e pastroi të gjithë këtë zonë ndërsa aktualisht ka vendosur ta pastroje serish dhe ta ruajë me punonjës sigurie.

Rruga bregdetare hyrëse për në Sarandë ka marrrë sërisht pamjen traditcionale atë që ka mbajtur për vite me rradhë, ku male të tëra me mbetje ndërtimore dhe plehra kanë zënë vend në anën e majtë të saj. Ndërtuesit prej vitesh kanë vazhduar të depozitojnë në Volloder në një gjatësi prej 3 km mijera tonelata mbetje urbane.

Top Channel