Dështon të thyejë akullin e pishinës

18/10/2012 00:00

Shumë djem të rinj kërkojnë t’u bëjnë përshtypje bashkëmoshatarëve të
tyre duke kryer veprime që jo të gjithë mund t’i realizojnë. Por ka
raste që tersi është aty dhe jo vetëm që nuk realizohet dëshira, por
tashmë një person mund të kujtohet gjithnjë…për keq.

Kështu i ka ndodhur një djali në Gjermani, i cili tentoi që të hidhej në një pishinë të ngrirë, me qëllim që të thyente akullin me forcën e trupit, dhe të zhytej në ujërat e ftohtë.

I veshur vetëm me një palë rrobe banjo të holla, djali mori vrull dhe u hodh fuqishëm në pishinë…Ai jo vetëm që nuk arriti të thyejë akullin, por u përplas fort me të dhe rreshqiti për disa metra duke përfunduar në cep të pishinës.

Djali nuk kishte bërë llogari mirë trashësinë e akullit dhe hedhja e tij përfundoi me dhimbje të madhe ne trup për shkak të përplasjes.

 

Shokët e tij po filmonin hedhjen, por pas dështimit, shumë prej tyre as nuk arritën ta ndihmonin të riun, për shkak se po mbanin barkun me dorë nga qeshurat.

Top Channel