12:23 Serial "Borxhiat 2" R
14:00 Serial "Nikita" R
Programi i plote
PUBLICITET
“Grushti” politik i Klitschko
20/10/2012 08:45

“Grushti” politik i Klitschko
Pas Andrei Shevchenkos edhe Vitali Klitschko vendos t’i bashkohet politikës, por me partinë e tij të re, UDAR.

Udar është në gjuhën vendase dhe përkthehet “grusht”. Sic thotë boksieri me famë botërore, “grushti” do të shkundë shoqërinë ukrainase nga korrupsioni dhe gjendja apatike që është përfshirë.

Në fakt, nga sondazhet e para partia e boksierit renditet e dyta, kur duhen edhe tetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Sheshet dhe sallat e takimeve të partisë së tij kanë nisur të popullohen më shumë, ndërsa analistët thonë se shumë prej tyre zgjedhin të shkojnë thjesht për të parë nga afër, apo për t’i marrë një autograf kampionit.

Megjithatë shumë ukrainas, të lodhur nga konfliktet mes dy partive të mëdha, ajo e ish-kryeministres Julia Timoshenko në opozitë dhe ajo e presidentit Janukovich në pushtet, janë në kërkim të një alternative të re.

“Unë do të votoj për Klitschko sepse ai është një person me vullnet të hekurt dhe karakter të fortë, pikërisht personi që i duhet Ukrainës sot”, thotë një pensioniste.

“Unë nuk jam korruptuar kurrë dhe askush nuk është ndjerë në siklet apo është zhgënjyer për këtë fakt gjatë karrierës sime si sportist, dhe nuk do të ndodhë as në karrierën time si politikan”, deklaroi në një takim elektoral boksieri i peshave të rënda.

Kjo nuk është hera e parë që Klitschko përpiqet të hyjë në politikë.  Tre herë më parë ai ka kandiduar për kryetar bashkie në Kiev, por pa sukses.


/ Top Channel











Lajmet kryesore

“Grushti” politik i Klitschko
Ekzekutohet me bombë ndërtuesi
Vlorë, shpërthimi i telekomanduar plagos rëndë një 19-vjeçare
Braçe: Banka duhet të përgjigjet para Kuvendit
Pogradec, gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve
Shkodër, arrestohet kryeplaku i fshatit Bruçaj
Bombula shkatërron shtëpinë
Durrës, sekuestrohen 110 kg marijuanë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Vjedhja e Bankës, Ukraina, Lindja e Mesme, Aksioni anti-droge, Aksidente rrugore, Vrasja e bankierit, Kriza greke
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.