PS: Skandali me pronat në Dajt

21/10/2012 00:00

Në vijim të denoncimit të shitjes larg transparencës, deputeti socialist Taulant Balla ishte në zonën e Dajtit, ku denoncoi shitjen e mijëra metrave katrorë nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

“85 mijë metra katrorë në total në zonën e Dajtit për shitje larg vlerës së tregut nga Imami. Lista e pronave të nxjerra për shitje në Dajt përfshijnë:

Ofiçinën Qesarak – Tiranë, 15 mijë metra katrorë
Batalionin e Ndërlidhjes – Qesarakë, 32 930 metra katrorë
Ish-Batalioni i Këmbësorisë – Shupal, 1365 metra katrorë
Reparti 8890 – Rrapi i Treshit 34 126 metra katrorë
Ish-Shtabi i Repartit 1511 – Qesarakë, 13 387 metra katrorë”

Sipas Ballës, të gjitha këto prona nën varësi të Imamit po shiten pa u marrë në konsideratë nevojat e komunitetit apo pa u konsultuar me pushtetin vendor.

“I referohem dokumentacionit të përgatitur nga komuna Dajt që i drejtohet Sali Berishës. I kërkohet që pronat në Dajt të mos shiten, por tek to të ndërtohet një shkollë për komunitetin. Kjo kërkesë nuk është marrë parasysh”, shprehet Balla.

Kjo mënyrë e nxituar dhe e pakonsultuar e shitjeve hedh dyshime për afera korruptive, deklaroi nga Dajti Taulant Balla

“Në mendjen e tyre janë vetëm interesat e oborrit të Saliut dhe të Arben Imamit”, përfundoi deputeti socialist.

Top Channel