Tajvan, zjarr në spital, digjen 12 pacientë

23/10/2012 00:00

Zjarri që shpërtheu mëngjesin e së martës në një spital në jug të Tajvanit i
kushtoi jetën 12 pacientëve e lëndoi të pakten 60 të tjerë. Flaket nga
pavioni i te moshuarve e u perhapen me pas edhe ne pjesen tjeter te
nderteses.

Sipas zyrtareve lokale, viktimat vdiqen te asfiksuar nga tymi. Te lenduarit po trajtohen ne disa spitale te ndryshme. Shkaqet e zjarrit masive, te nisur ne katin e dyte te godines, nuk jane zbardhur ende.

Pavioni i te moshuarve ka me shume se nje 100 paciente, shumica e te cileve nuk levizin dot nga shtrati. 163 zjarrfikes mberriten ne vendngjarje vetem 10 minuta pas shperthimit te zjarrit, dhe arriten t’i shuajne flaket per 45 minuta. Por perpjekjet e tyre nuk munden megjithate te shpetonin jetet e 12 pacienteve, viktima te fatkeqesise.

Ky konsiderohet nje prej zjarreve me vdekjeprurese ne nje spital tajvanez dhe nje episodeve me te renda te ketij lloji te regjistruara ne ishull prej vitesh te tera. Kryeministri Sean Chen i percolli ngushellimet e tij familjeve te viktimave dhe kerkoi nga organet hetimore zbardhjen sa me pare te rrethanave te incidentit.

Top Channel