Korçë, vritet më armë zjarri një 50-vjeçar
27/10/2012
Një 50-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në orët e mëngjësit të së shtunës në ambientet e një lokali në rrethin e Korçës.
Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në fshatin Vloçisht ku viktima mendohet se ruante ambientet.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të vrasjes, gjetjen dhe kapjen e autorëve të krimit të rëndë. Dyshimet e para të uniformave blu bien mbi një përpjekje për të vjedhur, e përfunduar në tragjedi.
Ndërkohë, në qytetin e Durrësit, një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Ngjarja që ka shokuar banorët ka ndodhur në lagjen numër shtatët të qytetit bregdetar. Mësohet se viktima, që jetonte me prindërit në një shtëpi private, ka ngjitur shkallët e pallatit sapo është zgjuar nga gjumi dhe në momentin që ka mbërritur në katin e katërt, është hedhur.
19-vjeçarja u shoqërua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia nisi hetimet për të zbardhur motivet që e çuan të renë drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes. / Top Channel
Londër, vrasja e shqiptarit
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike, se kanë ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, në jug të Anglisë, disa ditë më parë.
Rrëfimi i gjyshes së Nazimes Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, rasti i të cilës ka premisa të kthehet në një kazus në jurisprudencë, kërkoi në emisionin “Top-Show”, te drejtuar nga gazetari Alban Budushi, qe dy familjet Visha dhe Muça të ballafaqohen me njëra-tjetrën.
Atentat në Kukës Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë
shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2 Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.