Berlusconi: Në politikë për drejtësinë

27/10/2012 00:00

“Jam i detyruar të qendroj në politikë. Ndjej detyrën dhe përgjegjësinë për të reformuar sistemin e drejtësisë në mënyrë që të mos u ndodhë qytetarëve të thjeshtë kjo që më ndodhi mua”.

“Kavaljeri” lëshon sfidën dhe synimin për të vazhduar betejën në politikë me misionin e “reformimit të sistemit të drejtësisë”. Kjo është deklarata e ish-kryeminsitrit italian pas vendimit të gjykatës
që e dënoi me 4 vite burgim dhe 3 vjet qendrim larg posteve shtetërore.

“Në Romë gjykata e kasacionit më dha pafajësinë  e plotë për të njëjtën cështje që u trajtua këtu. Nuk e di se si nuk u mor parasysh ai vendim. Ndoshta gjyqtarja Davossa më urren, ose ndoshta në gjithë këtë duhet të kërkojmë shpjegime me natyrë politike”, deklaroi Berlusconi duke shtuar më pas se në procesin gjyqësor u paraqiten prova të pakundërshtueshme që provonin pafajësinë e tij, por që gjykata nuk i mori parasysh.

Gjithçka lidhej me parregullsitë e gjetura me blerjet e filmave në SHBA
nga ana Mediaset. Sipas vendimit të gjykatës, Mediaset, në pronësi të
Berlusconit, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të
drejtave televizive të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me
efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve

Një ditë para vendimit të gjykatës, Berlusconi në një deklaratë publike tha se kishte vendosur të mos kandidonte më për kryeministër dhe se “për të mirën e Italisë” do të qendronte larg politikës.

Top Channel