07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Berat, 65-vjeçari gjendet i vrarë me çifte
28/10/2012 20:30

Berat, 65-vjeçari gjendet i vrarë me çifte
Arkiv
Një tjetër vrasje ka tronditur opinionin publik, kësaj here në qyetetin e Beratit ku është gjendur i vrarë në banesën e tij shtetasi, Hajredin Zejnollari.

Bëhet e ditur paraprakisht se Zejnollari, 65-vjeç, është qëlluar me cifte ndërsa është gjetur i pajetë në banesë nga fqinjët.

Viktima ishte baba i katër fëmijëve, të cilët jetojnë në Greqi ndërsa siç pohojnë dëshmitarët dhe të afërmit merrej me tregti.

Policia e cila po heton mbi ngjarjen ende nuk bën të ditura detaje mbi autorin dhe rrethanat e krimit. 

Ngjarja në Berat vjen
Vrasje
pas krimit të dyfishtë dhe makabër në fshatin Belishovë të Mallakastrës, ku policia ka arrestuar si autor të dyshuar 19-vjeçarin Xhevit Malkaj nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa babai i adoleshentit, Bajram Malkaj, është prangosur për moskallëzim dhe fshehje të gjurmëve të krimit.

Në këtë ngjarje humbën jetën bashkëshortët Enver dhe Azbie Myftaraj.  

/ Top Channel
Vrasje

Vrasje për galeritë e kromit
Krimi i trefishtë brenda familjes
Krim i trefishtë në familje 











Më shumë nga kronika
Korçë, tentohet të grabitet një argjendari
Një tentativë grabitje është regjistruar këtë të diel në qendër të qytetit të Korçës, ku dy persona të maskuar dhe me armë kanë tentuar të grabisin një argjendari.
Fier, parandalohet krimi në familje
Mesditën e së dielës, policia e qarkut të Fierit ka mundur të parandalojë një krim të rëndë brenda familjes, duke arrestuar autorin e ngjarjes dhe duke sekuestruar mjetin, me të cilën do të kryhej ajo.
Hajduti i Bankës, bixhozçi profesionist
Në rrugën “Fortuzi”, ku edhe ka banesën ekonomisti i Bankës së Shqipërisë Ardian Bitraj, banorët e zonës e njohin atë jo vetëm si frekuentues të lojërave të fatit, por edhe të pikave të basteve ku ai në këtë zonë raportohet se ka lënë shuma të konsiderueshme parash.
Vjedhja e bankës së shtetit
Ekspertët thonë se skandali i vjedhjes së parave cënon rëndë imazhin e Bankës Qendrore dhe hedh dyshime për mënyrën se si menaxhohet institucioni, që qeveris sistemin financiar të vendit.
Rritet shifra e vjedhjes në BSH
Pavarësisht rrëfimit të punonjësit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, se të gjitha lekët që kishte vjedhur i kishte shpenzuar në lojrat e fatit, prokuroria ka dyshime të forta se ai nuk është treguar i sinqertë dhe se ka bashkëpunëtorë të tjerë në vjedhjen më të madhe të Bankës së Shqipërisë, ku vetë i pandehuri ka deklaruar se ka tërhequr 600 milionë lekë.


Lajmet kryesore

Berat, 65-vjeçari gjendet i vrarë me çifte Festa e Fitër Bajramit
Pas 30 ditëve agjërim, Komuniteti Musliman uron besimtarët
PD denoncon heshtjen e Ramës
Korçë, tentohet të grabitet një argjendari
F1, Ricciardo surprizon në Hungari
Bradasheshi kërkon të jetë bashki
Ndryshimi i klimës
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Siria, Drejtësia, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Integrimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.