Rastet e fundit të dhunës ndaj grave, por edhe vrasjet e shumta, plagosjet e rënda deri në gjymtim të njerëzve  përbëjnë një kërcënim
serioz për shoqërine shqiptare.

Forumi Civil ngre shqetesimin per veprimtarine e strukturave shtetërore, por edhe degradimin e vetë shoqerise.
Sipas tyre shpesh gjyqtaret dhe prokurorët me vendimet e tyre per arsye korruptive,çlirojne nga akuzat të pandehurit.

Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu thekson se vemendja e shtetit duhet te perqendrohet ne rritjen e kujdesit dhe pergjegjesive per jeten e shqiptareve.

“Krimi nuk po ka frikë as nga ligji dhe as nga shteti. Ai nuk i trembet asgjëje. Eshtë shumë alarmuese situata dhe në mënyrë të veçantë krimi po rrezikon femrat shqiptare. Ato nuk kursehen as nga hajdutet e vegjël dhe as nga feministët e ndryshëm duke i përdhunuar, vrarë dhe prërë”, tha Moisiu.

Ish-presidenti Rexhep Mejdani kerkoi politikes te ndalet per t’i vene fre ketij fenomeni qe cenon jeten e qytetareve shqiptare.

“Në gjykimin tim ajo kërkohet që mbi këtë çështje të ndalojë politika, të jetë pjesë e rëndësishme e debatit politik shqiptar, jashtë flamujve partiake, sepse kjo çështje po bëhet një nga çështjet me serioze të mbijetesës sonë kombëtare”, tha Mejdani.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth theksoi se shkalla e larte e krimit te organizuar ka demtuar reputacionin  e Shqiperise dhe se reformat ne sektorin e sigurise kane ecur me hap te ngadalte.

Top Channel