Ministria e Ekonomisë ka filluar zyrtarisht negociatat me kompaninë CEZ,
të cilat do të vendosin fatin e një prej sektorëve me të rëndësishëm të
ekonomisë, atë të shpërndarjes së energjisë.

Por cilat janë skenarët e
pritshëm të këtyre negociatave?

“Ka disa opsione, ka kalimin me administrator, ka dhenie te nje kompanie te trete, ka edhe opsion te dhenies vete nga paketa kontrolluese te nje kompanie tjeter, qe mund te jene ose shitjes, ose blerjet e kompanise. Praktikisht nese kalon ne kompetencat e ERE-s, per mua do te ishte me e mire vendosja e nje administratori”, thote Sokol Ramadani, kryetar i Entit Rregullator.

Vendosja e një administratori nga Enti, nënkupton rikthimin e kompanisë së privatizuar tre vjet më parë në pronësi dhe menaxhim tërësisht shtetëror.

“Administratori ka fuqine e plote dhe krijon nje administrate dhe krijon mundesine qe kompania te behet me e zhdervjellet ne lidhje me menaxhimin. Per mua problematika me e rendesishme per situaten eshte menaxhimi i mire. Duhet qe te veprosh dhe te veprosh si ne drejtim te arketimeve, ashtu edhe ne drejtim te zvogelimit te humbjeve”, thote Ramadani.

Por ekspertët tremben se dështimi zyrtar i privatizimit mund të inkurajonte krijimin e një situate kaotike në treg, që do të përkeqësonte më shumë treguesit sakaq të shthurur të humbjeve dhe mosarkëtimeve të energjisë.

“Une nuk e shoh te frikshme kete, sepse ne i kemi provuar qe mundesirat e administrimit nuk kane qene te keqija. Kemi mberritur ne nje pozicion qe ato kane deshtuar ne mundesine per realizimin e gjithe detyrave dhe targeteve, qe jane vendosur ne kontraten e privatizimit. Kjo ben qe ne nje menyre apo ne nje tjeter te gjehet mundesia e zgjidhjes se situates, nuk mund te rrihet ne infinit”, tha Ramadani.

Dritëhijet e një privatizimi

Situata e krijuar në sektorin energjetike shtron përpara pikëpyetje dhe pasiguri të mëdha, që nuk prekin vetëm këtë sektor, por gjithë ekonominë. 8 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare Qeveria gjendet përballë një zgjedhje të detyruar, të pranojë dështimin e privatizimit më të rëndësishëm, që ka kryer apo të ruajë statuskuonë në tregun energjetik.Të dyja keto kanë kosto të mëdha për qytetarët.

Mbajtja e situatës aktuale, ku Qeveria blen importet e energjisë përmes KESH, pa arkëtuar mbrapsht pasi CEZ nuk paguan per shkaqe qe lidhen nga mungesa e arketimeve, deri te veshtiresite financiare rëndon buxhetin duke marrë miliona dollarë nga taksat e qytetarëve.

Nga ana tjetër zhbërja e privatizimit hap skenarë të panjohur dhe me risqe të larta. Ikja e CEZ-it dhe rikthimi i kompanisë në shtet, përtej problemeve ligjore në menaxhim, mund të përkeqësojë situatën duke inkurajuar më shumë rritjen e vjedhjeve dhe mospagimin e energjisë, kur treguesit janë sakaq në nivelet më dobëta historike.

Së dyti rikthimi i përkohshëm në pronësi shtetërore vë jo pak në pikëpyetje të ardhmen e sektorit, pasi dështimi me privatizimin e parë cënon shanset për një riprivatizim të mundshëm shpërndarjes.

CEZ nga ana e saj ka shprehur me shume se nje here problemin e arketimeve, qe eshte bere nje shqetesim permanent. Kompania nuk ka masa te tjera shtrenguese, veç nderprerjes se energjise per te dtyruar qytetaret te paguajne, nderkohe qe mbeshtetja nga shteti ne kete drejtim ka munguar. Kryeministri nuk ka bere asnjehere thirrje, te pakten publikisht, qe konsumatoret te paguajne energjine. Ndersa vete CEZ, edhe se fundmi eshte shprehur se ne Shqiperi e ka te veshtire te gjeje nje partner te besueshem negociatash.

Gjithë kjo situatë është pasojë gabimeve dhe dështimit të Qeverisë, në një privatizim të nisur keq në vitin zgjedhor 2009, të mbikeqyrur keq në vitet pasardhës, përfundimi i të cilit duket i paravendosur. Kostot e dështimit i shkojnë qytetarëve. Vetëm për këtë vit buxheti ka dhënë 100 milionë dollarë garanci për importin e energjisë, ndërkohë që dëmi në ekonomi mund të jetë shumë herë më i lartë. Dhe ata që do paguajnë janë sërish qytetarët.

Top Channel