Ashtu siç kishte paralajmëruar, Qeveria greke dha licensen e parë të
kërkimeve për naftë në detin e saj. Përmes një deklarate për shtyp,
Ministria e Ekonomisë, Ndërtimit dhe Zhvillimit të Greqisë bëri me dije
se diten e diel 11 nëntor, fillojnë zyrtarisht kërkimet për naftë në
hapësiren detare greke,nga Joni Verior,deri në jug të Kretës.

Kerkimet do te zgjasin 3 muaj,e ne vazhdim ekzekutivi grek do te tenderoje zonat me interes kerkimi. Behet fjale per nje siperfaqe detare prej 225.000 kilometra katrore, ose gati sa dyfishi i siperfaqes tokesore greke.

Sipas kesaj Ministrie,licensen e ka fituar kompania norvegjeze Petrolium-Geo-Services, e cila do te mundesoje gjetjen e karbohidrateve ne det, fale teknologjive teper moderne qe kjo kompani disponon. Anija e pare kerkimore quhet “Nordic Explorer”.

Ajo do te nise kerkimet ne terren mengjesin e se henes ne zonen veriore te Jonit,pikerisht ne pjesen qe Shqiperia i fal Greqise me paktin e detit te firmosur prej dy Qeverive, por te hedhur poshte me vendim te Gjykates Kushtetuese shqiptare.

Kjo marreveshje nuk eshte marre mbrapsht kurre prej Greqise, e cila thote se do ta zbatoje ne terren sipas hartes se rene dakord midis paleve, derisa te ajo te zevendesohet prej nje marreveshje te re qe palet do te bien dakorte te implementojne.

Pak kohe me pare, Top Channel zbuloi se eshte pergatitur drafti i nje marreveshje te re, e cila nuk prek ne thelb te paren,duke i lene Greqise nje siperfaqe 200-250 kilometra katrore det me shume, pikerisht ne zonen qe tashme Greqia ka tenderuar per kerkimin e hidro-karbureve.

Burime nga Ministria e Jashtme,i thane Top Channel se ne varesi te rezultatit te kerkimeve do te negociohet me Shqiperine per kete pakt. Pa dyshim qe interesi grek do te bjere nese ne kete zone nxjerrja e naftes dhe gazit do te kene kosto te larte,thane burimet. Sipas Ministrise Greke te Zhvillimit,ekspertet e fushes, shprehen se ne Jon dhe Krete gjenden sasi te medha nafte,te cilat llogariten ne miliarda fuci.

Top Channel