Pas denoncimeve të njëpasnjëshme në Top Channel të masakrës që po kryhet
në pyjet e Shqipërisë gjateve viteve të fundit, ekspertët e mjedisit
kanë kërkuar nga zyrtarët e Qeverisë vendosjen e një moratoriumi.

Eksperti i mjedisit, Sazan Guri ka sjellë një panoramë të gjendjes së pyjeve në vend, gjate këtyre viteve.

“80 për qind e territorit me pyje në vitet 50-të, kaloi në 34 për qind në vitet në 90 dhe sot ka vetëm 9 për qind të territorit zonë pyjore, ndërkohë që kemi kthyer në shkretë edhe pyje të tilla si ai i Drenovës apo i Lurës”, thotë Guri.

Ne kete takim me eksperte te pyjeve jane risjelle ne vëmendje shifrat e medha te eksportit te lendes drusore, çka ka sjelle shkretimin e pyjeve ne vend. Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë kërkuar hartimin e një projektligji per ndaljen e prerjes se pyjeve për pesë vjet, me qellim eksporti.

“Të mbështesim një moratorium për prerjen e pyjeve për eksport, të llogaritet edhe të lejohet prerja e pyjeve në mënyrë të kontrolluar për nevojat e industrisë përpunuese në Shqipëri dhe për lëndë drusore për ngrohje, të përfshihen në programet e Qeverisë dhe të partive politike në prag fushate çështjet e mjedisit dhe konkretisht të pyjeve, të hartohen plane dhe projekte konkrete për të programuar ripyllëzimin, së pari të parqeve dhe zonave turistike, duke specifikuar zonën turistike të Lurës, e cila tashmë nuk mund të shihet sepse është shndërruar në një gërmadhë”, tha Mentor Kikia nga Korpusi i Vullnetarëve.

Kjo dekaratë është firmosur nga përfaqësuesit e shoqërise civile dhe ekspertët të pyjeve të pranishem në këtë takim, të cilet kane vendosur qe te hartojne nje projekt per ndalimin e biznesit te paligjshme te eksportit te drurit jashte vendit ne menyre te pakontrrolluar.Pas perfundimit te ketij drafit do t’i kerkohet deputeteve ta paraqesin ne Komision e me pas ne Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB