
Tifozë nga hapësira gjithë shqiptare kanë zbarkuar në Maqedoni në
godinën e Kongresit të Manastirit ku në 1908 u vendos alfabeti i gjuhës
shqipe.
Pa marre parasysh rrezikun që mund të sillte një organizim i tille pa asnjë leje të posaçme dhe pa mbrojtje e pa djeni nga policia brenda kufirit maqedonas, ata kane nenshkruar edhe nje deklarate drejtuar te gjithe partive politike shqiptare kudo qe ato ndodhen.
Per disa ore tifoze nga ekipe futbolli te Tiranes, Prishtines, Shkupit, Dibres se Madhe, Shkodres, Durresit e keshtu me rradhe kane qendruar ne godine duke dhene ne kete menyre nje mesazh te forte ne kete prag 100-vjetor. Per me shume ndiqni reportazhin e perjavshem te ciklit “Shqiperia tjeter” sot ne mbremje pas lajmeve te ores 19. 30.
Top Channel