Në Shqipëri Policia deklaron më shumë se gjashtë mijë persona të jenë
nën varësinë e drogërave të forta, ndërsa 40 mijë të tjerë cilësohen si
përdorues të rastësishëm.

Në përpjekjet për të luftuar narkotrafikun, gjatë këtij viti në Shqipëri janë bllokuar më shumë se 19 tonë marijuanë, 60 kilogramë heroinë dhe 4 kilogramë kokainë, përgjatë më shumë se 700 rasteve të grupeve kriminale  në tenativë, për ta shitur, prodhuar apo trafikuar.

“Ne jemi vend tranziti, domethënë sigurisht që ne kemi edhe tregun për konsumatorët vendas, por që është shumë i vogël në krahasim me drogat që kërkohen për konsum në vendet e Evropës Perëndimore, ku dihet që edhe çmimi i blerjes është më i lartë dhe përfitimet që mund të marrin grupet kriminale janë më të mëdha. Nga studimet e fundit që janë bërë, në Shqipëri është një grup rreth 6 mijë, deri në 8 mijë përdorues problematikë. Kryesisht këta janë përdoruesit e heroinës, sepse këta janë ata persona që intoksikohen më shumë. Kryeqyteti është më i përfshirë, por ka edhe qytete të vogla si Gramshi apo Cërriku”, thotë Sokol Selfollari, shef i Antidrogës.

Sipas shefit te Antidroges, në Policinë e Shtetit, për drogërat e forta kryesisht heroinë, vërehet një ulje e përdorimit të brendshëm edhe për shkak të ngritjes së çmimit të saj në tregun ndërkombëtar.Policia raporton se çmimi i një grami kokaine varion nga 60, deri në 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa një gramë heroinë nga 30 deri ne 50 mijë leke, kurse cigaret e hashashit kanë çmimin nga një mijë në dy mijë lekë të vjetra. Aktualisht per policinw perdorimi i marijuanes eshte me teper problematik.

“Kemi patur raste. Në shkolla të mesme kemi patur disa raste, por kryesisht ka raste në shkollat e larta. Policia e rendit ka kryer shumë sekuestro pranë Universitetit në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës”, thotë Selfollari.

Sipas statistikave per keto 10 muaj se jane proceduar gati 1025 mije persona si te implikuar ne çeshtjet e prodhimit, shitjes apo trafikut te droges, nje shifer kjo e lartë.Ndekohe qe zonat e kultivimit te hashashit jane në Gjirokastër, Vlorë, Fier, Tiranë, Krujë, Shkodër dhe pak në Tropojë.

Top Channel