07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Cmimet e Panairit të Librit
19/11/2012 12:20

100 mijë persona e kanë vizituar Panairin e 15-të të Librit, ka deklaruar Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve e cila organizon këtë event të përvitshëm.

1500 botime të reja janë ekspozuar në këtë panair, ndër të cilat kanë spikatur librat me tematikë patriotike duke përkuar kështu edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë.

Pasditen e së dielës, në ceremoninë e mbylljes së Panairit, janë ndarë edhe çmimet për prurjet më të mira.

Mirela Kumbaro, anëtare e Jurisë, deklaroi: “Nuk ka një çmim për letërsinë për fëmijë këtë vit pasi nuk kishte kandidatura të vlefshme për këtë çmim sipas jurisë.”

Si autori më i mirë është shpallur Artan Fuga për librin e tij "Rënia e Qytetit". Juria ka vlerësuar formën e re me të cilën autori e shkruan qytetin si koncept duke ndërthurur atë çka ai është tani dhe ide se si duhet të jetë në një shoqëri bashkëkohore. Ndërsa çmimi i përkthyesit të vitit i ka shkuar Rudi Erebarës për përmbledhjen poetike “Tek era e kam shpëtimin”, të poetit amerikan Archibalt Ammons.

Gjatë ceremonisë janë ndarë edhe dy çmime të tjera: çmimi special këtë radhë ka qenë për Aleko Mingën, për prurjen në shqip të "Simfonia e numrave të thjeshtë" i Markus du Sautoy.

Ndërsa Ambasada Franceze në Tiranë ka dorëzuar një çmim për përkthimin më të mirë nga frengjishtja me të cilin është vlerësuar Orgest Azizi për vëllimin e parë të botimit “Historia e seksualitetit” të Michel Foucault.  

Panairi i ardhshëm do të zhvillohet në Tiranë nga data 13 deri në 17 Nëntor të vitit 2013.

/ Top Channel









Lajmet kryesore

Cmimet e Panairit të Librit Krim i trefishtë në familje 
Korçë, burri vret gruan, fëmijën dhe veten. Në Dukagjin plagos nënën dhe vëllanë
Dule në Athinë, takon Venizelos
Nuk votohen ligjet me 84 vota
Supervjedhja në bankën e shtetit
Gjosha: Statusi, arritja më e madhe
PD: Rama promovon Ndokën
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Ukraina, Tragjedia ajrore, Drejtësia, Vrasje, Integrimi, Kriza Financiare, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.