Elbasan, rrugëtim në gjurmët e rilindasve

19/11/2012 00:00

Pasardhësit e rilindasve së bashku me Klubin e Patriotëve të Rinj dhe PDIU-në kanë organizuar një aktivitet homazh në Elbasan në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Rrugëtimi në gjurmët e rilindasve u ndal në bustin e Aqif Pashës për të vazhduar më tej në memorialin e çamëve. Pasardhësit e rilindasve dhe Patriotët e rinj vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrin e Konstandin Kristoforidhit, para ndërtesës ku më 1909 u mbajt Kongresi i Elbasanit.

Përfaqësuesi i Patriotëve të Rinj, Ardit Bido bëri thirrje për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare si dhe bashkimin e rilindasve në një vend të përbashkët ku të gjithë shqiptarët të kenë mundësi t’i nderojnë.

Kurora me lule u vendosën edhe në memorialin e firmëtarëve të Pavarësisë së Elbasanit i vendosur pranë bustit Aqif Pashës në bulevardin kryesor të qytetit.

Top Channel