Patriotët shqiptarë vriten për herë të dytë

19/11/2012 20:45

Jane pjesë e identitetit kombëtar, por sot janë lënë mënjane, duket sikur janë fshirë sikur të mos kenë egzistuar kurre, edhe pse ata kanë dhënë një kontribut të madh para, gjatë apo edhe pas për të hedhur gurët e parë, për të hedhur themelet me Ismail Qemalin në Vlorë apo për të ruajtur nga barbaritë e pafundme shtetin e njome shqiptar.

Megjithatë,në këtë 100-vjetor,ata janë atje tej të strukur nën tokat e tyre, me pluhurin e harreses hedhur mbi shpinë.

Udhëtimi i reportazhit të « Shqipërisë Tjetër », transmetuar pas edicionit qendror të lajmeve çdo të hënë në « Top-Channel », nisi nga Bajram Curri, vendi ku sot prehet patrioti qe i dha emrin ketij qyteti.

Askush nuk eshte kujtuar t’i ndertoje nje varr te denje, thyerjet, ngjitjet e çngjitjet te japin pasqyren e shumtuar te nje patrioti te neperkembur keqazi e qe duket i vrare per te dyten here si dikur nga trupat zogiste.

Kah tij, varri bosh i Isa Boletinit dhe ai i Mic Sokolit nga ku duket sikur eshtrat do dolin mbi toke, e vendprehja e Asim Vokshit po ashtu e gjymtuar gjithe anesh.

Ne Shkodren djep kulture, zhdukja e shtepise se Luigj Gurakuqit te vrare ne 1925 nje nga figurat kryesore te levizjes kombetare nuk perben me lajm, ashtu si heqja e pllakates nga shtepia e dikurshme e Migjenit.

Kol Idromeno serisht nuk ka nje fotografi mbi varr, ndersa shtepîa e Fishtes, poetit te madh po bije nder vedi. E shkretoi komunizmi kete dere, e shkretoi edhe demokracia shqiptare duke e mbuluar me fjale e premtime pa vlere e qe s’mund kurresesi te mbulojne turpin e kesaj braktisje.

“Feja e shqiptarit eshte shqiptaria’’, tha dikur Pashko Vasa, por kjo nuk mjaftoi qe mbi varrin e dergjur mes plehrave ne periferi te qytetit të Shkodrës emrin t’ia shkruanin siç duhet. Pashko Vasa , e jo Pashko Vaso siç ja kane njollosur emrin identitet- shkelesit e koheve moderne.

Ne Korçe, emri Mihal Gramenos mbi varr eshte thuajse i pamundur te lexohet. Ndersa shtepia e nje firmetari te pavaresise sic eshte Dhimiter Zografi eshte kthyer ne kosh plerash e fjetine per endacaket. Ashtu si ajo e Spiridon Ilos edhe ky nje tjeter firmetar i aktit te themelimit te shtetit shqiptar.

Ne Kolonjen e Petro Nini Luarasit, te Fan Nolit qe eshtrat i dergjen tej ne Amerike, te Qiriazeve, te Konices,Vretos, te Shahin Kolonjes, Themistokli Germenjit, Papa Kristo Negovanit, Zylyftar Podes, Ballkamenit e sa e sa shume te tjereve sot ka vetem nje memorial te thjeshte te ngritur qe prej kohes se komunizmit a asgje me shume. Petro Nini Luarasi duket i lodhur nga koha.

Ndersa shtepia e dikurshme e kapedanit Sali Butka e djemve te tij eshte kthyer ne haur per bagetine.

Ne Mallakastren e Rrapo Hekalit , shtepia e dikurshme e ketij prijesi te kryengritjeve antiosmane po i afrohet fundit duke marre pas gjurmet e historise se tij.

Ashtu sic po humb edhe shtepia e njerit prej krereve te luftes se Vlores Ahmet Lepenices, Sali Vranishtit apo edhe e komandantit te Gjormit Neki Hoxha.

Ne Kuc nga shtepia e Zenel Gjolekes komandantit te beteja te medha kane mbetur vetem germadhat. Teksa ne Dukat kulla gjigande monument kulture, dikur muze , e kapedanit Ali Dervish Dukati eshte care e caperluar keqazi.

E kote te kerkosh diçka edhe në shtepine e Vasil Laçit ne Piqeras, te riut qe guxoi ne vitin 1941 te qellonte mbi vete Viktor Emanuelin e trete. Ne Salari, kulla dikur monument kulture e Salam Musait ka zene vetveten. Strukturat perkatese me mungesen e tyre mese 22-vjeçare lejuan qe muzeu te kthehej ne rrenoje.

Ne Berat , germadhat e shtepise se firmetarit Babe Dude Karbunara nuk egzistojne me, ashtu si sarajet e Iliaz Vrionit te kthyera ne hotel privat, e po ashtu edhe shtepia e nje tjeter fimetari dhimiter Tutulanit po prêt e denuar ne shkaterrim, fatin e imponuar nga harresa. Asgje nuk ndryshon ne Elbasan ne shtepine e Lef Nosit apo mbi varrin e Qemal Karaosman Elbasanit.

E keshtu me rradhe me Dom Gjon Gazullin e varur ne marsin e 1927 nga pushteti i kohes, Tafil Buzin , Celo Picarin, Cerciz e Bajo Topullin dy figurat gjigande, shtepia e te cileve ka rreshtur se qeni muze ne Gjirokaster apo Shote Galicen qe prehet ne varrin e ngritur ne nje kryqezim te rendomte mes pluhurit diku në një cep të fushë-Krujës ku vdiq e braktisur ne 1927.

Ne kete 100-vjetor eshte koha qe historia te flase me gjuhen e saj e jo thjesht e mbyllur ne nje term kohor te kufizuar, te flase me gjuhen e se vertetes qe jeton edhe permes ketyre dhjetera figurave te cilave po u mbulohet, po u gjymtohet, po u rrembehet e verteta, po u rrembehet identiteti .

Koha është që politika të heshtë e që e verteta dokumentare te flase mbi historinë shekullore, historine që secili prej ketyre burrave e leu me jeten e tij e qe nuk mund kurresesi te shluhet me ndonje emer te thate rruge, logo te rrumujshme , deklarata boshe, a ndonje sesion studimor shpejt te perfunduar.

Top Channel