Republika e Ishujve Fixhi njoftoi se ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Kjo u komunikua nga vetë kryeministri kosovar, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e hënë.

Kreu i qeverisë së Prishtinës tha se lajmi iu konfirmua nga vetë zyrtarët e këtij shteti. Ishujt Fixhi janë një shtet ishullor që shtrihet në Oqeani me një përbërje prej disa ishujsh, një pjesë e tyre e pabanueshme.

Më herët, në ditët e para të këtij muaji, ishte Timori Lindor ai që mori vendimin për njohjen e Kosovës. Njohja u komunikua nga Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Top Channel