Australi, zbulohet një sasi rekord droge

21/11/2012 16:05

Policia australiane sekuestroi një sasi rekord droge, në një operacion madhor të realizuar të mërkurën.

Në total, autoritetet australiane zbuluan një sasi prej 235 kilogramësh metamfetaminë dhe 115 kilogramësh kokainë, të fshehur brenda rulëve që përdoren për shtrimin e rrugëve.

Malli i ardhur nga Kina kishte një vlere tregu prej 246 milionë dollarësh.

Dy persona, një amerikan dhe një kanadez u arrestuan në lidhje me akuzat e trafikut të drogës.

Sipas policisë, operacioni u realizua pas “hetimeve komplekse dhe të detajuara”, të nisura në maj 2010 dhe që vendosën në qendër të hetimeve krimit e organizuar aziatik.

Një javë më parë, në rajonin e Oqeanisë, u zbuluan 200 kilogramë kokainë në një varkë që doli në begun e ishujve të Tongës në Paqësor, pasi drejtuesi i mjetit kishte vdekur për arsye të paqarta.

Top Channel