Nis puna për tortën e 100-vjetorit

22/11/2012 00:00

Bashkia e Tiranës njoftoi nisjen e punës për përgatitjen e tortës gjigante të Pavarësisë, tortë që do të peshojë rreth katër ton.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga ky institucion, torta e 100-vjetorit është një dhuratë nga një grup pastiçierësh dhe gatimi i saj do të përgatitet nga një staf prej 150 personash.

Për përgatitjen e tortës mësohet se do të harxhohen 2379 kilogram miell, 38064 kokrra vezë, 1770 kilogram sheqer, 20 kilogram vanilje dhe 500 kilogram shegë.

Pas përgatitjes, torta e 100-vjetorit të Pavarësisë do të ekspozohet në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Top Channel