100-vjetori, flamur gjigant në Dibër të Madhe

23/11/2012 00:00

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në Komunën e Dibrës së Madhe të Maqedonisë u organizuan një sërë aktivitetesh nga një grup i të rinjëve të komunës.

Aktiviteti nisi me vendosjen e Flamurit Kombëtar në një godine 6-katëshe me një madhesi 1250 metër katror.

Më pas vijuan aktivitete të tjera të shumëllojshme dhe në fund me një koncert të madh ku morën pjesë grupe të ndryshme të rinjsh të cilët këndonin këngë patriotike.

Ky koncert u zhvillua në qendër të kësaj komune ku përsëri organizatorë të këtij aktiviteti ishin shoqata e të rinjve “Sokolat e Dibrës” e cila është krijuar në vitin 1990.

Prishtinë, studentët vishen kuqezi    

Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës të mbështjellë me flamuj kombëtar kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit kosovar mëngjesin e së premtes.

Të veshur, kuq e zi, studentët nisën marshin nga Biblioteka Kombëtare, tek Rektorati. Ata u priten nga rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, dhe vijuan drejt sheshit “Nëna Terezë”, për të përfunduar në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku u takuan me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. Kryetari i Opinionit të Pavarur Studentor, Adnan Thaçi shpjegoi arsyen e këtij marshimi.

“Simbolika e këtij marshi ka qenë se shumë prej institucioneve dhe organizatave qeveritare dhe joqeveritare kanë organizuar edhe vizita, por ne vendosem në mënyrë sa më të thjeshtë. Menduam që kështu të mbështjellë me flamuj kombëtarë të bëjmë këtë lëvizje dhe t’i japim kryeqytetit një pamje kuqezi”, ka thënë ai.

Top Channel