“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm Nëpërmjet Kryetares së Delegacionit të PS në Parlamentin Europian,
Valentina Leskaj, opozita përshëndeti Rezolutën mbështetëse për
integrimin europian të Shqipërisë e miratuar të enjten nga Komisioni i
Jashtëm i Parlamentit Europian.
“Rezoluta konfirmon një fakt të rëndësishëm se Bashkimi Europian po ravijëzon gjithnjë e më qartë qëndrime kritike në lidhje me mungesën e arritjeve të Shqipërisë. Këto qëndrime nuk lidhen aspak me alibinë e Sali Berishës se integrimin po e bllokon opozita, por thjesht tregon qartë dështimet e vetë Sali Berishës në përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian”, tha Leskaj.
Dështimet me integrimin tha zonja Leskaj nuk mbulohen dot me shpifje e akuza ndaj opozitës, siç bëri Kryeministri edhe gjatë një konference për shtyp me homologun e tij maqedonas.
“Po, e vërteta është se integrimi po bllokohet nga brenda.Po bllokohet nga një Qeveri e paaftë që nuk di të qeverisë, nga një Qeveri që s’di të dialogojë me opozitën. Dëshiroj t’i kujtoj se opozita as është tërhequr e as nuk mund të tërhiqet nga çështja e Fierit sepse ka fituar zgjedhjet, ka fituar dhe gjyqet në lidhje me Qarkun e Fierit. Kjo e histori me tërheqje është shpifja e radhës e Sali Berishës për të justifikuar dështimin me integrimin duke fajësuar opozitën, në një kohë që është vetë Sali Berisha që ka marrë peng Qarkun e Fierit dhe refuzon të njohë fitoren e opozitës me votë, refuzon të zbatojë 13 vendimet e gjykatave te të gjitha shkallëve që i japin të drejtë Partisë Socialiste”, tha Leskaj.
Top Channel