100-vjetori, Mozaiku i Flamurit në Tiranë

26/11/2012 00:00

Tirana do të ketë tashmë një mozaik me gurë që përjetëson momentin kur është ngritur flamuri në 26 nëntor 1912 në Tiranë.

Ky moziak eshte bere me guralece te mbledhur nga autori i saj Gezim Hidri, ne zonat ku jane zhvilluar beteja të ashpra. Kryetari i Bashkise Lulzim Basha nderoi familjet tiranase me kontribut në shpalljen e Pavarësisë, si dhe vlerësoi punën e bërë nga Gëzim Hidri.

“Jemi mbledhur sot pikërisht në vendin ku u ngrit flamuri për të vendosur dhe përuruar një mozaik të rrallë të flamurit tonë kombëtar. Mozaik i punuar tërësisht me gurë natyralë, 2012 milimetra i gjatë për të kujtuar 100-vjetorin e Pavarësisë, 1200 milimetra i gjerë për të kujtuar 1200 muajt e një shekulli dhe e punuar nga një prej artistëve më të mirë të gurit në Shqipëri, zoti Gëzim Hidri”, tha Basha.

Nderkohe aktivitete të tjera janë zhvilluar në rrugën pedonale ‘Murat Toptani’ me panairin e produkteve shqiptare, si dhe me nje koncert me grupe ‘rock’.

Nderohen familjet tiranase

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, familjet më të vjetra tiranase janë mbledhur ne nje aktivitet organizuar posaçërisht per 26 nentorin nga keshilltaret socialiste.Perfaqesues te familjes Toptani, Nallbani, Vorpsi,Sallaku,Tafaj, Këllezi e shume te tjere kane nxjerre ne pah vlerat e tiranasve dhe kontributin e tyre ne shpalljen e pavarësise.

“Historiani dhe njëkohësisht qytetari i nderit i Tiranës, profesor Kristo Frashëri shkruan se ato ditë të rënda të vitit 1912 historia e Tiranës zhvillohej jo me javë e as më ditë, por me orë. Ushtritë serbe kishin arritur të shtinin në dorë Krujën dhe me padurim donin të shtinin në dorë edhe Tiranën. Anëtarët e Këshillit të Tiranës u mblodhën në 26 nëntor të vitit 1912 për të shpallur vetëqeverisjen. Vendimin e madh dhe historik e shpalli publikisht Refik Toptani përpara popullit të Tiranës, duke e mbyllur me fjalët: Rroftë Shqipëria më vehte, rroftë flamuri kombëtar!” kujton Aldrin Dalipi, kryetar i Grupit të Këshilltarëve Socialistë në Këshillin Bashkiak.

Me rastin e shpaljes se pavarësise fotografi i njohur Adem Rreli ka hapur nje ekspozite me kartolina te vjetra me pamje nga Tirana e asaj kohe te paekspozuara me pare, e cila eshte ndjekur me kersheri nga te pranishmit.

“Këto kartolina datojnë nga viti 1912 deri në vitin 1938-39. Një pjesë e këtyre kartolinave tregojnë realitetin e qytetarisë që ka patur ky vend, por ndryshimet e kohës janë jashtë vullnetit tonë. Eshtë një kartolinë me një ndërtesë të vjetër të godinës së Vatikanit,që është një domethënie shumë e mirë se c’është bërë përpara dhe puna që u bë për rikonstruksionin e saj, nuk ia prishën imazhin, e lanë po ashtu sic ka qenë e re, që mendoj që duhet të jetë model për godinat e paprishura në Tiranë, duke patur parasysh edhe investimin që duhet të bëjë edhe shteti”, tha Rreli.

Pavarësia, festë në Ulqin

100-vjetori i Pavarësise ka sjelle nje atmosfere feste ne zonat e banuara nga shqiptaret ne Malin Zi. Sapo kalon kufirin jane te shumta shtepite me simbolin kombetar flamurin.

Te shumta jane aktivitetet e organizuara nga shqiptaret e Malit te Zi me ekspozita e koncerte te ndryshme.

Ndonese Parlamenti i Malit te Zi ka nxjerr nje ligj qe ndalon mbajtjen e flamurit ne vende publike shqiptaret ne Mal te Zi kane sfiduar kete ligj.

 

Top Channel