Ndahet nga jeta profesor doktor Fehmi Shehu

26/11/2012 00:00

U nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, profesor doktor Fehmi Shehu, një nga pionierët e Inxhinierisë së transporteve në Shqipëri.

I diplomuar shkelqyeshëm në Ukrahinë, profesor Shehu ishte nje nga themeluesit e Institutit te Larte Politeknik, sot Universiteti Politeknik i Tiranës, ku afro 40 vite me radhe ishte pedagog, zëvendësrektor dhe Dekan i Fakultetit te Inxhinierise. Profesor Shehu ka mbajtur titujt docent, Kandidat i Shkencave teknike, Doktor i Shkencave Teknike, Fitues i Cmimit te Republikes dhe i Urdherit Naim Frashri te Klasit te pare.

Ai ishte pedagog i brezave te tere ne Shqiperi, por edhe ne Kosove, si edhe autor i qindra botimeve shkencore ne Shqiperi, por edhe ne Moske, Shen Petersburg, Rome, Milano, Vjene, Zyrih, Paris dhe Pekin, me firmat me prestigjoze te kohes si Fiat, Iveko, Renault dhe Berliet Saviem.  

Top Channel