100-vjetori rikthen ambasadorët amerikanë

26/11/2012 00:00

Ambasada Amerikane në Tiranë shtroi një pritje në nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku pjesëmarrës, përveç ambasadorit aktual, Alexander Arvizu, ishin edhe dy ish-ambasadorët, William E.Ryerson dhe John L. Withers II.

Ambasadorët Ryerson dhe Withers rikthehen në Shqipëri për këtë përvjetor të Pavarësisë. Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane, dy diplomatët kanë shprehur entuziazmin dhe emocionet e veçanta për rikthimin në atë që ata e quajtën “familje”.

Ambasadori Ryerson është diplomati amerikan i parë që udhëhoqi Ambasadën Amerikane në Tiranë në vitin 1991. Me këtë rast, diplomati i dorëzoi kolegut të tij Arvizu flamurin e parë amerikan që u ngrit në Ambasadën Amerikane.

“Po prisja një rast të veçantë për ta kthyer këtë flamur në Tiranë dhe nuk mendoj se ka rast më të mirë se sa ky,” tha Ambasadori Ryerson.

Top Channel