13:10 "100 Milione" R
14:00 TN "Guximi i nje gruaje"
Programi i plote
PUBLICITET
Shqipëria feston 100-vjetorin
28/11/2012

Ceremoni madhështore në Vlore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ngritja e flamurit në shenjë simbolike në këtë ditë të shënuar mblodhi në Vlorë krerët e shtetit dhe politikës shqiptare, ndërsa në shesh ishin  me qindra e mijëra qytetarë, jo vetëm nga Vlora dhe qytetet rrotull, por nga të gjitha trojet shqiptare.

Festa e madhe e Pavarësisë u kthye në një ditë pelegrinazhi për të gjithë ata që ndihen patriotë, atdhedashës, që e duan dhe e nderojnë tokën tonë. Ashtu sikurse një shekull më parë, edhe sot në Vlorë ishin 'delegatët' nga qarqet e Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Disa prej tyre madje e kishin nisur prej ditësh rrugëtimin me kuaj dhe kanë mbërritur në Vlorë në këtë ditë të madhe.

Në mënyrë simbolike Presidenti i Republikës dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës prenë tortën gjigante të përgatitur me këtë rast. Ndërkohë ajo që binte në sy ishte qendrimi pranë njëri-tjetrit i Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama. Në Vlorë ishin edhe krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaci. 

Në fjalën e rastit, Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika deklaroi në këtë ditë të shënuar, se të gjithë duhet të ecim përpara, të ketë bashkim vëllazëror në të gjithë spektrin e ngjyrave, bashkim zemrash, vullnetesh dhe fuqish të pashterrura. "Vlora jonë ka arsye të ndihet krenare, si qyteti që e mbajti frymën e gjallë të ndjenjës së lirisë. Të gjithë ne shqiptarët kemi arsye të ndihemi krenarë që Ismail Qemali ishte një politikan i urtë, një burrë i mencur. Në jetë të jetëve u nderofte emri dhe figura e tij!" tha Gjika.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në fjalën e tij përshëndeti të gjithë bashkëkombasit në këtë ditë të madhe për gjithë shqiptarinë. "Kanë provuar të na e çjerrin, grisin flamurin dhe nuk e kemi lejuar. Kanë dashur ta zhdukin, por ne e kemi sjellë përsëri, kanë dashur ta ndryshojnë, por nuk kane arritur ta ndryshojnë apo ta mposhtin. Ja ku e kemi sot këtë flamur krenar. Historia e vendit tonë dëshmon qartë për gjakun e derdhur, për sakrificat e shumta për të sjellë pavarësinë dhe lirinë", u shpreh Nishani. Kreu i shtetit tha se këtë 100-vjetor ne vjelim punën dhe kontributin e atyre burrave dhe grave të një shekulli më parë që na sollën Pavarësinë, ndaj figura e tyre do të mbetet e ndricuar ndër vite.



Tirana e “pushtuar” nga festa

Të veshur kuq e zi apo me kostume kombëtare, mijëra qytetarë kanë festuar në rrugët e kryeqytetit 100-vjetorin e Pavarësisë.

Atmosfera festive ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Thuajse të pushtuara nga qytetarë me flamuj në duar, të rinj e të reja, apo fëmijë të pikturuar kuq e zi, kanë qenë sheshi “Skënderbej”, rruga përgjatë “Bulevardit Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza”.

Për të qenë pjesë e festës së madhe të Tiranës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, kryeqyteti ka mbledhur qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Të jesh pjesë e një jubileu të tillë të jepet fati vetëm njëherë, ndaj dhe të gjithë ndjehen të kënaqur, që janë pjesë e 100-vjetorit të Pavarësisë. Të gjithë ndjehen të përshkuar nga një lloj entuziazmi dhe euforie, ku pa dyshim sundojnë dozat e krenarisë kombëtare.

Pritet torta gjigante në Tiranë

Nderkohe ne Tirane festimet kane vijuar me prerjen e tortes gjigante prej 14 tonesh, te vendosur ne sheshin Skenderbej. Ishte Kryeministri Sali Berisha, homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha,ata te cilen ndane edhe copat e para te kesaj torte per te pranishmit.






 

/ Top Channel

Foto


Facebook


Më shumë nga politika
Ambasadorët mbështesin reformën territoriale
Një ditë përpara seancës parlamentare, ku do të votohet ndryshimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Territoriale, për t'i hapur rrugë zhbllokimit të tij, ambasadorët e vendeve të OSBE-së janë takuar me ministrin për Pushtetin Vendor, Bled Çuçi.
Naço: Të reformohet edhe Prokuroria
“Prokuroria është pasive në hetime, ka raste kur prokurorët nuk e apelojnë vendimin në gjykatën më të lartë, edhe për ato raste kur janë liruar persona me rrezikshmëri të lartë.”
Hetimi parlamentar për drogën
Partia Demokratike ndryshoi qëndrim për Komisionin Hetimor të kërkuar nga socialistët pas akuzave të opozitës për përdorimin e infrastrukturës ushtarake për trafikimin e lëndëve narkotike.
“Kontroll parlamentar SHISH-it”
Visho Ajazi Lika tashmë me çertifikatë sigurie të rifreskuar, ka mbërritur në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare tejet korrekt me orarin, por nuk ka gjetur asnjë prej anëtarëve të Komisionit.
Basha: Demokracia në rrezik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi futjen në kalendarin e Kuvendit të reformës administrativo-territoriale pa konsensusin e opozitës si një përpjekje për të grabitur procesin zgjedhor.


Lajmet kryesore

Shqipëria feston 100-vjetorin
Vrasje me snajper për gjakmarrje
Shkodër, qëllohet 55-vjeçari ndërsa po punonte tokën
Ambasadorët mbështesin reformën territoriale
Naço: Ja skandalet e KLD-së
Prokurorë në Athinë për zemrën e Karelit
Aksident në Levan-Vlorë, 2 viktima
Frroku: Dritan Lamaj kishte konflikt me 200 biznese
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Aksidente rrugore, Reforma territoriale, Vrasja ne burg, SHISH, Siria, Vrasje, Lindja e Mesme, Akuzat për ushtrinë, Vendet e AMA-s
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.