Në një ngjarje të rrallë kulturore për rajonin, anëtarë të Filarmonisë
së Vjenës interpretojnë në Gjakovë për nder të 100-vjetorit të
Pavarësise së Shqipërisë.

15 anetare te Filharmonise se Vjenes mes tyre dhe violinisti shqiptar nga Gjakova, Shkelzen Doli interpretuan si pike te pare te koncertit himnin kombetar.Kjo mbajti ne kembe per disa minuta publikun gjakovar i cili kishte mbushur Pallatin e Kultures Asim Vokshi ne Gjakove.

‘Kater Stinet’ e kompozuar ne vitin 1723 nga kompozitori italian Antonio Vivaldi e te tjera vepra me fame sollen instrumentistet ne Gjakove.

Nuk munguan as duartrokitjet e publikut madje duke ndjekur ritmin gjatë interpretimit të marshit të Radetzky-t veper kjo e kompozitorit gjerman Johan Strauss e luajtur ne koncertin tradicional te cdo fundviti nga filarmonia e Vjenes.

E duket se ne nje qytet ku vleresohet kaq shume muzika klasike, pjeset e luajtura kane kenaqur edhe politikane dhe perfaqesues te ambasadave te huaja ne Kosove. Kryetari i Komunes se Gjakoves Pal Lekaj nen patronatin e te ciles u organizua kjo ngjarje e falenderoi violinistin shqiptar Shkelzen Dolin dhe gjithe anetaret e tjere. Ai theksoi se Gjakova ka ditur te ruaje dhe kultivojë kulturen e saj dhe sipas tij nje nate me muziken serioze te sjelle nga filarmonia e Vjenes e verteton kete pohim.

Top Channel