Rita Ora tregon se është ‘hot right now”

29/11/2012 00:00

Performanca e Rita Orës në Tiranë është komentuar edhe nga ‘Daily Mail’,
sipas të cilës këngëtarja 22-vjeçare interpretoi plot energji dhe
entuziazëm duke cuar peshë publikun.

Për këtë media britanike Rita Ora ndodhej në Tiranë për një festival që zhvillohej në ambient të hapur dhe se veshja e zgjedhur nga këngëtarja nuk ishte fort e përshtatshme për motin me shi që shoqëroi mbrëmjen e të mërkurës.

Rita, e cila festoi 22-vjetorin në fillim të kësaj jave dukej ëngjëllore me fustanin e saj, ndërsa në këmbë mbante të veshur një palë këpucë sportive.

Si një yll i muzikës pop, këngëtarja veshi edhe një palë doreza të kuqe lëkure në takimin që pati me Presidentin e Shqiperise. ‘Daily Mail’ ka postuar edhe nje foto te Rita Ores me Kryeministrin Sali Berisha.

Top Channel