Rita Ora këndoi për Pavarësinë

29/11/2012 00:00

Ka përfunduar me performancën e Rita Orës koncerti përmbylles i të
gjitha aktiviteteve që u zhvilluan gjatë ditës se kremtimit të
100-vjetorit të Pavarësisë.

Kengetarja me fame boterore me origjine nga Kosova kendoi ne sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet disa prej hiteve te saj, per publikun qe e priti, duke sfiduar shiun deri ne oren 23.30.

Sipas organizatoreve te eventit, ardhja e Rita Ores ne diten e rendesishme te shqiptareve ishte vetem per ceshtje patriotike, arsye per te cilen ajo nuk ka kerkuar te paguhet prej tyre. 22-vjecarja mberriti me familjen me date 28 Nëntor dhe u largua paraditen e datës 29.

Gazeta britanike Daily mail i ka dedikuar nje artikull perfomances se saj ne diten e festimit te Pavaresise se shqiptareve, duke e cilesuar si energjike dhe vete artisten si nje pop star te vertete.

Gazeta e mbyll shkrimin me nje koment te Rita Ores ne Tëitter ku thote: “Shqiperi, ishe e pabesueshme, nje enderr per mua qe u be realitet. Binte shi, por ne gjithsesi e tundem! Gezuar 100 vjetorin! Jam e nderuar”

Top Channel