Kagawa, futbollisti më i mirë i Azisë

30/11/2012 13:45

Mesfushori japonez i Manchester United, Shinji Kagawa, u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Azi nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC).

Në këtë renditje, 23-vjeçari lë pas bashkëkombasin e tij tek Interi, Yuto Nagatomo dhe portierin veteran australian, Mark Schwarzer të Fulhamit.

Kagawa, dy herë kampion i Bundesligës me Borussian e Dortmundit në dy sezonet e fundit, konsiderohet një  element kyç të skuadrës së Sir Alex Ferguson pavarësisht një fillimi të vështirë për arsye dëmtimi.

Top Channel