Ndonëse Shqipëria mbetet një vend me prevalence të ulët përsa i përket
HIV/AIDS, përhapja me shpejtësi e virusit e rendit atë në vend të dytë
pas Greqisë, pasi vetëm këtë vit numërohen 75 raste të reja dhe nga viti
në vit shifrat po rriten.

Por mjeket thone se numri mund te jete me i madh pasi ka raste qe nuk jane identifikuar. Ata pohojne se rrisku eshte prezent pasi jane shtuar edhe semundjet seksualisht të transmetueshme, të cilat ishin zhdukur prej vitesh siç eshte sifilizi dhe klamidia.

“Trendi është gjithmonë në rritje, pavarësisht që themi që jemi një vend me prevalencë të ulët, rritja është e përvitshme. Shqipëria paraqet numrin më të madh të rasteve, qoftë në total të raportuara, apo edhe rasteve të reja të diagnostikuara. Shumica e rasteve janë diagnostikuar në stade të avancuara, gjë që tregon që ka një nivel të ulët të testimit, qoftë në drejtim të atij testimi vullnetar, qoftë edhe testimit agresiv nëpërmjet institucioneve shëndetësore të cilat mund ta kryejnë këtë lloj shërbimi”, thotë mjeku infeksionit Arjan Harxhi.

Ne Diten Nderkombetare te Luftes ndaj HIV/AIDS mjekët kërkojnë që të sigurohen pa mungesa medikamentet më të cilat trajtohen personat e prekur me HIV/AIDS, si dhe të bëhet testimi në kohë i qytetarëve pasi rastet e prekur konstatohen ne stade te avancuara, ku nje rendesi e veçate duhet t’i kushtohet nenave shtatzena per te parandaluar transmetimin e virusit tek femija.

Ne Shqiperi numri i te prekurve nga HIV-AIDS perllogaritet 550 persona dhe vetem gjate ketij viti kane humbur jeten 8 persona te prekur. Nderkohe qe ne vendet e zhvilluara nje i prekur me HIV/AIDS i cili trajtohet rregullisht sipas protokolleve te përcaktuara jeton po aq sa nje njeri qe gezon shendet te plote.

Në luftë me virusin HIV


1 Dhjetori kujtohet në mbarë globin si Dita Botërore e SIDA-s. Njerez në të gjithë botën permes aktiviteteve perkujtojnë ata që luftuan deri ne frymen e fundit me virusin vdekjeprures, por nga ana tjeter u gezohen sukseseve të mjekesise, në përgjigjen e saj per te luftuar virusim HIV.

Janë historite kurajoze te njerezve te thjeshte qe ne lufte me semundjen vdekjeprurese kane gjetur forcen per te vazhduar, krah nje partneri, bashkeshorti te semure, duke i qendruar mbi krye femijeve të tyre. Duke iu referuar raportit të Kombeve të Bashkuara mbi 34 milione njerez ne te gjithe boten bashkejetuan me semundjen ne fund te vitit 2011.

Vdekjet nga semundja kane rene ne 1.7 milione ne 2011 krahasuar me vitin 2005, kur arriten kulmin me nje shifer tronditese, 2.3 milione viktima nga virusi qe shkaterron sistemin imunitar. Numri i personave te infektuar me virus qe mund te transmetohet permes gjakut apo marredhenieve seksuale po bie ndjeshem. Ne 2011 numerohen 2.5 milione te prekur te rinj, por shifra eshte 20 % me e ulet se ne 2001.

Një mijë njujorkeze u mblodhën në një prej lagjeve më të njohura të Manhatanit për të shënuar Ditën Botërore të SIDA-s.

Njeri prej tyre tha se jane evenimentet e medha, qe i bejne njerezit te hidhen ne veprim, sepse ka shume njerez qe nuk dhurojne asgje”.

Nga Kina vjen zotimi për të reduktuar vdekjet nga SIDA me 30 % ne vitin 2015. Kryeministri kinez, ëen Xhiabao deklaroi se qeveria e tij do te beje me shume per te parandaluar dhe kontrolluar perhapjen e virusit HIV. Ai e beri kete deklarate gjate takimit me femije jetime dhe njerez te infektuar, mjeke, vullnetare dhe aktiviste. Kina me nje popullsi prej 1.4 miliarde banoresh raporton mbi 492 mije  te semure ne fund te tetorit, 68 mije e 802 raste te reja ne 2012.

Ne Indi, 2.5 milione indiane nga 1,2 miliarde qe eshte popullsia ne kete vend jane te prekur nga virusi. Lufta e ketij vendi, ne dekaden e shkuar shenoi nje sukses, duke ia kaluar perpjekjeve te vendeve te tjere. Numri i te prekureve ka rene ne mbi 50 % nga vitet 2001-2009, kur ne bote shifra eshte 25 %.  Jane femijet jetime te prekur nga semundje, qe e kane thuajse te pamundur per te siguruar mbijetesen.

Edhe ne Filipine dhe Bangladesh njerezit dolen ne rruge për t’i kërkuar qeverise të bëjnë më shumë për njerezit e prekur dhe për tmos u mbyllur dyert atyre qe vuajne nga semundja.

 

Top Channel