Një 34-vjeçare shtatzënë, nënë e dy fëmijëve është gjetur e masakruar me mjete të forta në banesën e saj në qytetin e Orikumit.

Policia arrestoi ne flagrance bashkeshortin e saj, 35 vjeç, Shpetim Sali Çeliku si autor te kesaj vrasje te rende. Sipas policise eshte marre njoftimi se ne banesen e shtetasit te arrestuar eshte gjetur 34-vjeçarja pa jete.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktima e cila ishte shtatzanë ishte qëlluar me sende të forta, sqepar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit nga të cilat ka gjetur vdekjen rreth orëve të para të mëngjesit të datës 9 dhjetor. Hetimet zbardhen gjithe ngjarjen dhe eshte arrestuar bashkeshorti i saj 35- vjeçar, i cili ne fillim krijoi nje alibi, por u zbulua se vrasja kishte ndodhur per xhelozi.

Dy vajzat e mitura, 3 dhe 7 vjec, të çiftit me origjine nga Librazhdi por që banonte në Orikum janë dërguar në Shtëpine e Foshnjës në Vlorë për t’u strehuar per shkak se kane mbetur te vetem.

Berisha: Rritja e dhunës në familje, sirenë alarmi

Pak pas publikimit të lajmit që një grua nga Orikumi, 6-muajshe shtatzënë u masakrua nga i shoqi brenda në shtëpi, Kryeministri Sali Berisha gjatë punimeve të konferencës kombëtare kundër dhunës në familje, e konsideroi tepër shqetësuese shtimin e numrit të vrasjeve të grave në vendin tonë. Ai theksoi se statistikat në rritje duhet të shërbejnë si një sirenë alarmi.

“Dhuna ndaj grave është dhunuesi absolut më i madh mbi liritë dhe të drejtat njerëzore. Kjo dhunë është multidimensionale, ka shumë faqe, fytyra. Bazohet në stereotipin e trashëguar nga shekuj. Kjo dhunë që ndodh sot absolutisht nuk ka ekzistuar në shoqërinë shqiptare, as në kohërat më të shkuara, ka pasur një kod qëndrimi ndaj gruas, ndaj vajzës.Nuk mund të ketë paqe sociale, pa paqe familjare, nuk mund të ketë edukim të fëmijëve në një terror familjar, që ata e përjetojnë periodikisht”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverisë shqiptare kërkoi që komunitetet lokale të përcaktojnë familjet me probleme, për të parandaluar ngjarje tragjike. “Duhet një promovim shumë më i madh mediatik, një fushatë kundër dhunës. Mekanizmat ligjore që të bëjmë përgjegjës autorët e kësaj dhune janë të  domosdoshme. Komunitetet lokale duhet të përcaktojnë familjet me risqe të larta pasi disa nga këto ngjarje tragjike janë të paralajmëruara. Të bëjnë gjithçka për një përgjigje sa më të vendosur kundër këtij fenomeni që po vjen në rritje. Kjo duhet të jetë një sirenë e fuqishme alarmi”,- nënvizoi kryeministri.
 

Top Channel