20:56 Serial "Borxhiat 2"
22:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Dështon Albpetroli, ekspertët: Ishte e pritshme
10/12/2012

Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për ekzekutimin e garancisë 85 milionë euro të ofertës së bujshme prej 850 milionë euro të Albpetrol.

Zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj, që kryeson grupin negociator të privatizimit, tha negociatat për shitjen e Albpetrol dështuan të mbyllen brenda afatit ligjore, pasi Vetro energy nuk derdhi garancinë tjetër, atë të kontratës, e cila është sa 20 për qind e çmimit ose 170 milionë euro.

Dervishaj hodhi poshte zërat se njëri nga shkaqet e dështimit ishte mos hipotekimi i puseve nga Qeveria, duke deklaruar se privatizimi nuk parashikonte shitjen e puseve, por dhënien në përdorim të tyre për një periudhë 25-vjeçare. Megjithatë zoti Dervishaj tha se tenderi nuk mund të quhet ende i dështuar, pasi ky është një vendim që nuk e merr grupi negociator, por do të merret nga Qeveria gjatë ditëve në vijim. Sipas tij, edhe pse është shkelur afati ligjor nëse kompania do të paguajë gjatë këtyre ditëve shumën 170 milionë euro, negociatat mund të rihapen.

Vetro Energy ofroi 850 milionë euro për blerjen e Albpetrol dhe Qeveria thotë se kjo ofertë është e mbuluar sipas ligjit me garancinë përkatëse prej 10 për qind ose 85 milionë euro, e cila është verifikuar nga konsulenti 'Patton Bogs'.  

Ekspertët: Rezultati i pritshëm

Për të komentuar zhvillimet e fundit mbi privatizimin e kompanisë “Albpetrol”, i ftuar në studion e Top Channel ka qenë zoti Kastriot Bejtaj, inxhinjer gjeofizik dhe konsulent për industrinë e naftës.

TCH:
Zoti Bejtaj, ju jeni një nga ekspertët që pothuajse me saktësi matematike keni parashikuar ecurinë e kësaj marrëdhënieje mes kompanisë “Vetro” dhe METE-s, e cila tashmë ndodhet në krizë, për të mos përdorur fjalën dështim. Si e komentoni këtë situatë, cilat janë shkaqet kryesore dhe ku bie përgjegjësia paraprake?

Bejtaj: Duke parë situatën, që nga nisja e garës, prononcimet e METE-s dhe kompanisë, njoftimi i sotëm nuk është i papritur. Kjo, pasi duke i parë çështjet një nga një, oferta ishte një surprizë e pakëndshme, pasi duke krahasuar vlerën e “Albpetrol” me ofertën kishte një kontrast të madh e të pabesueshëm.

TCH: Çfarë do të thotë "dhënia e një shansi të dytë për kompaninë ‘Vetro’" nga METE?

Bejtaj: Nëse lexohet me vëmendje, vendimi i KM mbi raportin përfundimtar të vlerësimit të ofertave, shihet se 3 subjektet kanë mangësi të theksuara në dokumentacion dhe në plotësimin e kritereve. Legjislacioni për naftën dhe privatizimin është tepër modern dhe duke bërë krahasimin përkatës sheh se kompanitë kanë mangësi të theksuara. Ndërkohë, kompania “Vetro” nuk përfaqëson investitorët strategjikë, pasi edhe përfaqësuesit e saj thanë se subjekti kryesor është shqiptar.

TCH: Si e parashikoni përfundimin e këtij proçesi?

Bejtaj: Proçesi mesa duket sot mori një përcaktim. Ministria me gjysmë zëri pranoi një dështim të pritshëm. Si në prononcimin e METE-s ashtu dhe të MF-së vendoseshin termat “paraprakisht”, “praktikisht”, etj, që do të thotë se kishte pasiguri. Kjo situatë kërkon një analizë delikate pasi është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare që duhet menaxhuar me kujdes. Edhe institucionet që organizuan tenderin, janë po ashtu përgjegjëse.
/ Top Channel







Më shumë nga ekonomia
Kritika për agjencitë e vlerësimit
Tri agjencitë e mëdha të vlerësimit të riskut i bëjnë të dridhen të gjithë në botën financiare, por ekspertë të ndryshëm të ekonomisë kanë akuza të rënda për Standard & Poor’s, Moody’s dhe Fitch.
Biznesi, propozime për paketën fiskale
Sipërmarrja private i ka drejtuar qeverisë një sërë propozimesh që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit si dhe kërkon implementimin e tyre në paketën e re fiskale të vitit që vjen.
Shqipëria, perspektivë të qëndrueshme
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit, Moody’s, ka konfirmuar në nivelin B1 dhe me prespektivë stabël shkallën e besueshmërisë së borxhit të qeverisë shqiptare.
BB: Pakti me CEZ, i domosdoshëm
Në kulmin e debatit të fortë politik, që ka hapur marrëveshja e qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ, ka reaguar për herë të parë edhe Banka Botërore.
Tatimet, rezultat historik në 23 vitet e fundit
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se, muajin që lamë pas, ka mbledhur mbi 16 miliardë lekë të ardhura nga taksat, duke shënuar rezultatin më të mirë në 23 vitet e fundit.


Lajmet kryesore

Dështon Albpetroli, ekspertët: Ishte e pritshme
Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani
Tiranë, ceremoni përkujtimore për vizitën e F.J. Strauss
Ndarja e re nuk do të dekretohet?
Kontrollet në universitetet private
Veliaj reagon për skandalin e Sarandës
Samiti ballkanik i Gjermanisë
Opozita, brenda dhe jashtë Kuvendit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Turizmi, Lindja e Mesme, Arsimi, Ukraina, Reforma territoriale, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.