Korçë, bashkëshorti dhunon gruan shtatzënë

12/12/2012 00:00

Një grua shtatzënë në muajin e gjashtë është në gjendje të rëndë në spital pasi është keqtrajtuar nga bashkëshorti.

Rudina Iljazi nga Korça sipas te dhenave te policise eshte rrahur nga bashkeshorti i saj pas nje grindje te ndodhur ne banesen e tyre, ku shkak ka qene xhelozia.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen 18 te Korçës, ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Iljazi e ka goditur me dru ne koke te rene e cila ishte ne pritje te femijes se tyre te pare. Menjehere ai eshte arrestuar nga policia ndersa 30-vjeçarja po merr trajtimin mjekësor në spitalin rajonal të Korçës, ku gjendja e saj sipas mjekëve paraqitet kritike.

Kjo ngjarje e rëndë pason atë të disa ditëve më parë, ku një burrë masakroi për vdekje gruan e tij shtatzënë për motive xhelozie.

Nga hetimet e kryera në krimin e Orikumit ka rezultuar se viktima, e cila ishte shtatzënë ishte qëlluar me sende të forta, sqepar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit nga të cilat ka gjetur vdekjen rreth orëve të para të mëngjesit të datës 9 dhjetor. Hetimet zbardhen gjithe ngjarjen dhe eshte arrestuar bashkeshorti i saj 35-vjeçar, i cili ne fillim krijoi nje alibi, por u zbulua se vrasja kishte ndodhur per xhelozi.

Dy vajzat e mitura, 3 dhe 7 vjec, të çiftit me origjine nga Librazhdi por që banonte në Orikum janë dërguar në Shtëpine e Foshnjës në Vlorë për t’u strehuar per shkak se kane mbetur te vetem.

Top Channel