Botërori i klubeve, Chelsea-Corinthias finalja

13/12/2012 00:00

Corinthias-Chelsea do të jetë finalja e madhe e Botërorit të Klubeve. Blutë e Londrës mposhtën 1-3 skuadrën meksikane Monterrey.

Juan Mata zhbllokoi rezultatin dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh 1-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit. Pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë, Torres dyfishon rezultatin, ndërsa 2 minuta më vonë, autogoli i Darvin Chavez thellon fitoren e skuadrës angleze.

Goli i nderit për miqtë shënohet në sekondat e fundit të takimit nga Aldo De Nigris. Një ditë më parë, Corinthias siguroi finalen pas fitores 1-0 ndaj kampionëve afrikanë të Al-Ahlit.

Kampionët e Amerikës së Jugut, Corinthias, siguruan vendin e tyrë në finalen e Botërorit të Klubeve, pasi mposhtën në gjysmëfinalen e luajtur në Japoni kampionët afrikanë të Al-Ahlit, me rezultatin 1-0.  Finalja do të luhet të dielën më 16 dhjetor.

Corinthias fitoi edicionin e parë të Botërorit të Klubeve, ish-Kupa Interkontinentale, në vitin 2000, ndërsa skuadra londineze nuk e ka ngritur asnjëherë këtë trofe.

Top Channel