Credit Agricole hap degën në Shqipëri

14/12/2012 18:30

Është inauguruar pasditen e së premtes në kryeqytet dega e bankës së njohur franceze Credit Agricole, e cila synon t’u vijë në ndihmë fermerëve shqiptarë.

I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe kryeministri Berisha, i cili në fjalën e tij ka nënvizuar se hapja e degës së një banke kaq të rëndësishme dëshmon sistemin solid bankar shqiptar.

“Credit Agricole me këtë vendim dëshmon besimin në sistemin tonë bankar. Sistemi bankar shqiptar është i shëndetshëm dhe bankat janë rritur e konsoliduar në mbarë vendin”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverisë ka shtuar më tej se, hapja e degës së Credit Agricole është gjithashtu një ogur i mirë për fermerët shqiptarë.

Top Channel