Kur kanë mbetur edhe 6 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit
2013, fondacioni 'Kult' në Maqedoni ka hapur siparin e sondazheve
elektorale.
Naim Zengu kryetar i këtij fondacioni bëri publike në Tiranë mesditën e së shtunës, rezultatet e një sondazhi zhvilluar nga data 8-14 dhjetor, ku janë pyetur 1200 qyetarë në mënyrë të rastësishme, në 100 qendra votimi të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.
Dy janë çështjet për të cilat janë pyetur të anketuarit. Ajo e bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.
Pyetjes 'në qoftë se zhvillohen zgjedhjet sot, a do të votoni dhe a e keni ndarë mendjen se për cilën parti do të votoni?', 71 % janë përgjigjur se do të votojnë dhe e kanë përcaktuar partinë për të cilën do të votojnë,9 % nuk e kanë përcaktuar ende, 5 % s’janë të sigurtë nëse do të votojnë ndërsa 15% nuk nuk do të votojnë.
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot 36,5 % thonë se do t'ja besojnë votën e tyre PS, ndërsa 29.6 % PD. Paçka se ka vetëm dy vjet ekzistencë AK-ja e Kreshnik Spahiut në këtë sondazh renditet e treta me 14.1%. LSI renditet në vend të katërt me 4.7% , ndërsa FRD e Bamir Topit 4.1 %.
Në lidhje me pyetjet që lidhen me çështjen kombëtare Naim Cengu shpjegon indicjen për përfshirjen e kësaj tematike në sondazh.
"Pas deklaratës që Kryeministri shqiptar që bëri në Shkup me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë për Bashkim Kombëtar dhe Aleancës Kuqezi për një referendum të mundshëm, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ne si fondacion bëmë një sondazh, fillimisht në Shqipëri, pastaj do të vazhdojmë në Maqedoni dhe në Kosovë, do të shohim se sa janë shqiptarët të përgatitur për bashkim kombëtar", tha Cengu.
64% e të pyeturve dëshirojnë që bashkimi i Shqipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Evropën, ndërsa 25 % janë kundra.
'Cila parti po bën punën më konkrete për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Kosovën?', eshtë një tjetër pyetje në sodazh e cila ka prodhuar këtë rezultat: AK, 39%, PD 32%, PS 19%, LSI 2%, PDIU 2%, ndërsa 6 % thonë se nuk e dinë.
Të kontaktuar nga Top Channel partitë politike kanë refuzuar për momentin të komentojnë rezultatet e këtij sondazhi.
KQZ-së, asnjë sinjal për krizën
Pesë ditë përpara shpërndarjes së Kuvendit, nuk ka asnjë shenjë për zgjidhjen e krizës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
PS prezanton sot programin
Dita e dytë e Konventës Kombëtare të Partisë Socialiste i është dedikuar
tërësisht prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare. Partia
Socialiste nëpërmjet seancës së sotme të Konventës do t'i paraqesë jo
vetëm të pranishmëve në këtë sallë, por edhe të gjithë shqiptarëve
variantin e përfunduar të programit.
Berisha: Meta iku se kërkon karrigen e Kryeministrit
Kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të aksit Llongo-Koshovicë në
qarkun e Gjirokastrës, akuzoi kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Ilir Meta se iku nga koalicioni qeverisës me qëllim marrjen e postit të
kreut të Qeverisë.
Meta: Opozita, fitore e thellë
Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim rikonfirmoi se fronti
opozitar i bashkuar do të fitojë në 23 qershor duke i dhënë në këtë
mënyrë, siç tha ai, një tjetër hov zhvillimit të vendit.
Konventa kombëtare e PS-së “Bashkë për një fitore plebishitare që sjell ndryshimin rrënjësor.” Me këtë moto Partia Socialiste nisi konvetën kombëtare 2-ditore.