Spitalet private nuk raportojnë në Institutin e Shëndetit Publik rastet e
sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të cilat janë bërë alarmante
mes shifrave që po kapen në popullatë nga survejancat e kryera nga
specialistë të ISHP-së.

Ndër sëmundjet më alarmante është sifilizi, ku vetem per vitin 2012 raportohen 97 raste, në një kohe kur shifra mund të jetë edhe më e lartë për shkak se nuk raportohen.

“Në vitin 2012, deri në muajin nëntor, numri i rasteve me sifiliz është 97.Ndërkohë 78 për qind janë femra dhe vetëm 20 për qind janë meshkuj”, thotë specialistja Adela Vasili.

Sifilizi që vite më parë ishte zhdukur tashmë është kthyer në shqetësim për sistemin shëndetësor, pjesë e të cilit janë edhe spitalet private.

“Ka një lloj handikapi në ligjin e sëmundjeve infektive, që do të rishikohet, sifilizi mbetet një problem madhor, ai është vetëm maja e ajsbergut dhe sifilizë është këmbanë për hiv Aids”, thotë Silva Bino, shefe e sëmundjeve infektive në ISHP.

Keto u diskutuan në një tryezë pune, ku u be prezantimi i gjetjeve te studimeve te kryera ne fushen e shendetin riprodhues mbështetur nga UNFPA.

Top Channel