Aspirina mund të sjellë humbjen e shikimit

19/12/2012 12:40

Marrja e aspirinës për 10 vite mund të dyfishojë rrezikun e humbjes së shikimit. Sipas një studimi të ri, aspirina mund të nxisë AMD-në, një çrregullim të syrit që çon në verbëri.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Uiskonsin kanë vëzhguar 5 mijë vullnetarë në një periudhë 20-vjeçare. Disa prej tyre kishin përdorur aspirinë të paktën 2 herë në javë.

Aspirina konsiderohet si një ilaç që ndihmon në qarkullimin e gjakut, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, por gjithmonë duhet konsultuar doktori para se të merret rregullisht për dhimbje të ndryshme.

Një studim i mëparshëm ka dalë në përfundim se aspirina ul me 37% edhe rrezikun e kancerit.

Top Channel