“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të
Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi ligjin që u ndalon të gjithë qytetarëve amerikanë të birësojnë një fëmijë rus.
Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të firmoset nga presidenti Vladimir Putin, që është thjesht një formalitet tashmë, pasi vetë kreu i Kremlinit shprehu mbështetjen e tij ndaj masës në fjalë ditën e enjte.
Në ligjin e miratuar nga parlamenti rus ndodhet edhe një nen që ndalon të gjitha organizatat joqeveritare të themeluara në Shtetet e Bashkuara, që të kryejnë aktivitet politik në Rusi.
Për shumë analistë, ligji i Moskës është një kundërpërgjigje ndaj Aktit Magnitsky që Kongresi Amerikan miratoi para pak ditësh. Sipas këtij akti, autoritetet amerikane autorizohen të ngrijnë asetet financiare të zyrtarëve rusë që dyshohet se janë të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut në vendin e tyre.
Akti u pagëzua me emrin e Sergei Magnitsky-t, një jurist dhe aktivist kundër korrupsionit që vdiq nga torturat në qelitë e burgjeve ruse në vitin 2009.
Top Channel