Australi, Santa Klausi sërfist

25/12/2012 00:00

Nga Poli i Veriut është rrugë e gjatë, por Santa Klausi kaloi edhe në Sidnej të Australisë këto Krishtlindje.
Atje
tani eshte vere dhe Babagjyshi nuk e pati te lehte me temperaturat e
larta, kur mberriti ne qytet mbi nje derrase serfi. Santa Klausi serfist
eshte kthyer prej kohesh ne nje ikone per Australine.

Ne qytetin e Perth-it, njerezit u zgjuan heret per te respektuar traditen, duke e kaluar festen e Krishtlindjeve ne plazh.Vendasit jane mesuar tashme, por turistet sic eshte rasti i ketij grupi hollandez, ishin te entuziasmuar.

“Nje mrekulli. Ne Hollande tani temperaturat jane nen zero, ndersa ne ketu jemi ne plazh. Shume, shume kendshem”, thotë një turiste.

Termometri ne Perth shenonte 39,6 grade celsius. Nje Santa Klaus qe vjen nga uji paten edhe amerikanet, vetem se ne kushtet e nje moti te ftohte, sic i vjen me per shtat babagjyshit. Santa Klaus beri si per vit ski mbi uje ne kembet e ures Woodrow Wilson qe lidh Washingtonin me Marylandin.

Krejt ndryshe ishte atmosfera e festes per te krishteret ne Siri. Shqetesimet e sigurise dhe recesioni ekonomik e kane venitur ndjesine e kremtimit.Ne Afganistan qindra trupa te NATO-s i shenuan Krishtlindjet me nje dreke tradicionale ne Kabul. Gjenerale afgane dhe kolege te tyre nga radhet e Aleances kane pergatitur pjatat e ia kane servirur ushtareve ne aeroportin nderkombetar te kryeqyteti afgan, ku eshte vendosur kampi i tyre. Nuk ka qene e lehte per minoritetin e krishtere ne pakistan te kremtojne kete dite mes masash te rrepta sigurie, por besimtaret e sfiduan friken e sulmeve per te festuar Kershendellat, secili sipas mundesive.

Top Channel