Privatizimi i Albpetrolit drejt përfundimit

30/12/2012 00:00

Rezart Taçi, partneri kryesor i konsorciumit Vetro Energy, që fitoi tenderin e blerjes së kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”, deklaroi sot se gjithçka po shkon drejt finalizimit me sukses të këtij procesi.

Z. Taçi u tha gazetarëve se beson që “në ditët në vijim, ne do të përmbyllim me sukses marrëveshjen për blerjen e 100% të aksioneve të Albpetrolit me Ministrinë e Ekonomisë”.

Para disa ditësh drejtuesit e kësaj Ministrie deklaruan se kompania Vetro nuk kishte respektuar afatet për kalimin e shumës për blerjen e kompanisë shqiptare të naftës.

Megjithatë, zv. Ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, tha se do t’i jepej edhe një mundësi e fundit konsorciumit Vetro Energy për të finalizuar blerjen. Konsorciumi ofroi 850 milionë euro për blerjen e kompanisë “Albpetrol” në një tender, që u diskutua gjatë dhe u kontestua nga ekspertët, por edhe nga opozita.

Top Channel