Nata e ndërrimit të viteve për pak sa nuk është shndërruar në një
ngjarje të rëndë për qindra familjarë, të rinj e të reja që ishin
mbledhur për të festuar Vitin e Ri në një lokal në zonën e Linzës në
kryeqytet.

Pak minuta pas mesnatës, tek sa të gjithë po festonin, një pjesë e tavanit të lokalit është shkëputur duke lënduar katër persona mes të cilëve një fëmijë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë të cilët kanë nxjerrë nga lokali të gjithë personat që gjendeshin brenda ndërsa autoambulancat transportuan të lënduarit për në spital.

Sipas mjekut roje pranë urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, tre të dëmtuarit kanë marrë ndihmën mjekësore pranë urgjencës së QSUT-së, ndërsa fëmija është dërguar në Spitalin Ushtarak për një shërbim më të specializuar, ndonëse gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel