Aleanca Kuqezi ka reaguar jo vetem per qendrimet antishqiptare te
Partise se Ekstremit te Djathte ne Greqi Agimi i Arte, por ka denuar
edhe heshtjen e qeverise Berisha perballe tyre.

Ne faqen zyrtare te kesaj force politike ne Greqi, shqiptaret ishin cilesuar si “Komb Kacak qe nuk kane me se te mburren, si nje komb i bere nga Italia, nga zionistet amerikane dhe perandoria Osmane”.

“Përballë këtij sulmi të orkestruar politik e mediatik të nazistëve grekë kundër Kombit Shqiptar, Qeveria e Berishës hesht duke demonstruar nënshtrimin servil të saj ndaj Athinës dhe nazistëve Grekë. Aleanca Kuqezi i bën me dije nazistëve grekë të Agimit të Artë se Kombi Shqiptar është kombi më i vjetër, më i kulturuar dhe më proevropian në Ballkan dhe nuk ka asgjë të përbashkët me Kombin e Grek të falimentuar politikisht, ekonomikisht, institucionalisht e moralisht në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Nazistët grekë nuk mund të transferojnë dështimin e shtetit të tyre në trojet shqiptare dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë”, u shpreh Lisen Bashkurti Sekretar per Marredheniet Nderkombetare.

Perballe deklarates se Agimit te Arte qe e cilesoi te pabaze ceshtjen Came, aleanca tha se eshte turpi i Parlamentit shqiptar qe nuk po miraon rezoluten per kete ceshtje. AK tha se paralajmeron Agimin e Arte te mos tentojne te  hapin degët e tyre brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, në Himarë, Tepelenë, Gjirokastër e Sarandë, sikunder perfaqesuesit e saj kane deklaruar.

“AK paralajmëron nazistët grekë të Agimit të Artë të mos tentojnë të shtrijnë metastazat naziste brënda kufijve politik të shtetit shqiptar sepse Aleanca Kuqezi do i bëjë të kujtojnë humbjen tragjike në Betejën e Lëkurzit në fillim të shekullit të kaluar, lënien e kockave të fashistëve grekë të Metaksdasë në trojet tona gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dështimin fatal të monarko-fashsitëve greke në Shqipërinë e Jugut në vititn 1949. Nazistët grekë ta fiksojnë mirë në mëndje se në Shqipëri do i digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve do trëmbë vetëm qeverinë e shtetasit Berisha por kurrë Kombin e popullin shqiptar”, tha Bashkurti.

Aleanca tha eshte pro politikes se fqinjesise se mire, por vetem të bazuar në marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë dhe në interesat reciproke.

Top Channel