Kolegji miraton ndarjen zgjedhore

03/01/2013 00:00

”Kolegji vendosi praninim e pjesshëm të padisë, shfuqizim të vendimit numër 20, miratimin e ndarjes së re të zonave të administrimit në zgjedhjet për Kuvendin në 89 zona të administrimit, sipas propozimit të KQZ-zë”, deklaroi Andi Civici, relatori i trupës gjykuese.

Ky ka qenë vendimi i Kolegjit Zgjedhor pas ankimimit të Partise Demokratike për ndarjen e zonave të administrimit zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Pas nje seance që ka zgjatur për afro 4 orë, kolegji ka vendosur të pranojë kërkesen e Komisionit Qendror te zgjedhjeve duke hedhur poshte ne kete menyre kerkesen e perfaqesueseve te Partise Socialiste te cilet pretendonin se nje vendim i tille eshte komptence e KQZ dhe se kjo trupe gjyqesore nuk mund te marre kompetenca qe nuk i takojne, çka sipas tyre ofron nje precedent te rrezikshem per vijueshmerine e metejshme te punes ne kete institucion.

Ne te njejten kohe, trupa pranoi pjeserisisht kerkesen e Partise Demokratike, e cila kerkonte qe ndarja te behej nga Kolegji Zgjedhor.

Ne te njejten kohe, perfaqesuesit e PD ishin per ndarjen e territorit ne 100 ZAZ nga 66 qe kane qene ne zgjedhjet e vitit 2009.

Nderkohe, qe kjo kerkese e demokrateve eshte hedhur poshte nga Kolegji eshte pranuar ajo e KQZ per ndarjen me 89 ZAZ.

”Vendimi i sotëm ishte një leksion i mirë për të gjithë se zgjedhjet janë pronë e shqiptarëve dhe asnjë parti politike, sado e madhe qoftë, nuk ka të drejtë të ndërhyrjë. Detyra e KQZ-së është vetëm një, të administrojë procesin ligjor, në bazë të kodit ligjor, i cili ka gjithçka të detajuar deri në detaje. Si rrjedhojë, asnjë forcë nuk ka të drejtë të mbajë peng një proces të administruar sipas standarteve të kërkuara ligjore”, deklaroi Oert Bylykbashi, përfaqësues juridik i Partisë Demokratike.

”PS nuk ka problem 66 apo 89 zona zgjedhore. PS ka problem me respektimin e ligjit dhe procedurat. Ne sot u bëmë dëshmitarë të përdorimit të Kolegjit Zgjedhor. Kjo është një lojë, e cila nuk duhet të ishte hapur. Rregullat e lojës shkruhen në KQZ, në përputhje me kodin dhe është e panatyrshme që Kolegji të vendosë mbi këtë çështje. Për këtë arsye, kjo vendimarrje është në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Koli Bele, përfaqësuesi juridik i PS-së.

Top Channel