Rusia godet me dronë Kievin, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike James Foley, gazetar amerikan freelance është rrëmbyer gjashtë javë më parë në Siri. Më 22 nëntor në qytetin Tftanaz, 39-vjeçari u rrëmbye nga katër burra të paidentifikuar, bashkë me shoferin dhe përkthyesin e tij, të cilët më pas u liruan.
Familja e James Foley, një reporter ekspert luftrash, e beri të ditur këtë vetëm një ditë më parë, duke hapur dhe një faqe në internet, ku bëjnë apel për lirimin e tij.
Fillimisht familjarët e gazetarit kishin kërkuar heshtjen për rrëmbimin, por më pas vendosën ta thyejnë atë duke thënë se duan që Jim të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi, ose të paktën t’u japin mundësinë për të folur me të.
Në apel, babi i Folley thotë se i biri është një gazetar objektiv dhe kërkon që ta lirojnë. Sipas familjes së Folley, ai udhëtonte së bashku me një gazetar tjetër, edhe ai i rrëmbyer, por identiti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ky nuk është rrëmbimi i parë i James Folley. Një vit më parë ai ishte marrë me forcë duke u mbajtur peng gjashtë javë nga ushtarët e Gaddafit, ndërkohë që ndiqte protestat në Libi.
Arsyet e rrëmbimit të tij në Siri nuk janë ende të qarta. Nuk dihet nëse rrëmbyesit e kanë bërë për para, nëse janë të lidhur me grupe islamike, apo me forcat e regjimit të Damaskut.
Në të njëjtën zonë ku u rrëmbye Folley, pak para Krishtlindjeve u rrëmbye edhe korrespondenti i NBC Richard Engel, i cili u lëshua me tre kolegët e tij pas një shkëmbim zjarri me sekeustruesit e tyre që ishin të lidhur me regjimin e opozitës, në një zonë kontrolli të saj.
Top Channel