Qeveria greke po analizon në mënyrë serioze mundësinë për të deklaruar brenda muajve të parë të këtij viti pranë Kombeve të Bashkuara koordinatat e saj gjeografike përsa i përket Zonës Ekskluzive Ekonomike greke, ose e thënë ndryshe kufijtë detarë të saj.

Lajmin e publikon gazeta ‘To Vima’, sipas se ciles kryeministri Samaras ka mbeshtetur nje veprim te tille pas bisedimeve te njepasnjeshme me partneret e tij politike ne Qeveri ne muajt e fundit. Madje ne tryezen e ketyre bisedimeve per kete ceshtje qe Athina e konsideron teper te rendesishme dhe jetike eshte hedhur edhe idea e shpalljes ne menyre te njeanshme te kordinatave te shelfit kontinental grek.

Por eshte konkluduar se ky veprim nuk do te fitoje aktualisht terren , pasi mund të shkaktojë episod të nxehtë me Turqinë duke shkaterruar arritjet e deritanishme per kete ceshtje si dhe te sjelle reagime te medha nga vendet e tjera fqinje qe jane kunder shpalljes ne menyre te njeanshme te ketyre kordinatave.

Ne nxitimin e Athines nje rol shume te madh kane luajtur edhe zhvillimet e fundit pas kerkimeve ne zonat e detit, Jon si dhe ne jug te Kretes per burime nafte dhe gazi natyror. Raporte te ndryshme te kompanive nderkombetare te kerkimeve te rezervave natyrore ne det parashikojne se depozitat e naftes dhe te gazit natyror ne keto zona, vleresohen ne shumen kolosale prej 1.3 trilionë euro per dekaden e ardhshme, e thene ndryshe gati kater here me shume se borxhi grek.

ÇCeshtjen e percaktimit te kufijve detare e ka marre Departamenti Hidrografik i Marinës i cili e ka perfunduar kete proces dhe tashme ndodhet ne bashkebisedime me drejtorite perkatese te Ministrise se Jashtme në lidhje me trajtimin juridik të kësaj nisme dhe depozitimin e saj në Drejtorine e Ceshtjeve Oqeanike dhe te se Drejtes Nderkombetare per Detin ne OKB.

Sic dihet Greqia ka nenshkruar nje pakt me Shqiperine ne vitin 2009 per kufijte detare I cili me vone eshte hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe ende nuk eshte proceduar ne nje nivel te ri bisedimesh.Nga ana tjeter Athina ka 7 vjet qe po negocion me Egjiptin pa arritur ne nje marreveshje te sakte per kufijte detare, me Turqine bisedmiet gjithnje jane te ndervarura nga tensionet midis dy vendeve,ndersa edhe negaciatat me Libine ndodhen ne nje faze tranzicioni per arsye te zhvillimeve politike ne kete vend.

Top Channel